Me datë 19.09.2024 , në Durrës , Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë organizoi një takim me Genti Gazheli, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, dhe përfaqësuesit e biznesit të qytetit.
Drejtori Gazheli theksoi angazhimin e Doganave për të lehtësuar procedurat doganore dhe për të mbrojtur tregtinë e ndershme. Një nga fokuset kryesore ishte digjitalizimi i shërbimeve, me lajmin e mrekullueshëm se brenda këtij viti të gjitha procedurat doganore do të jenë online përmes E-Albania!
Ai gjithashtu ftoi bizneset të aplikojnë për statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar (OEA), një mundësi për të përfituar nga thjeshtime të shumta doganore për bizneset e besueshme.
Marrëdhëniet midis Doganave dhe komunitetit të biznesit janë vlerësuar shumë pozitivisht gjatë tre viteve të fundit. Bashkëpunimi ynë vazhdon të sjellë rezultate të shkëlqyera për të gjithë!
Faleminderit të gjithëve që morën pjesë dhe që kontribuoni në një klimë të favorshme për biznesin!
#Durrës #Dhomatregtise #Doganat #Biznesi #Digjitalizim #OEA #Tregti