EWA2025 – Fuqizimi i Grave në Agroushqim

Thirrje për Aplikime – Programi EWA 2025: Fuqizimi i Grave në Agroushqim
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës fton të gjitha gratë sipërmarrëse në Shqipëri të aplikojnë në programin Empowering Women in Agrifood (EWA) 2025, një iniciativë e EIT Food, mbështetur nga Instituti Europian i Inovacionit dhe Teknologjisë (EIT).
EWA 2025 synon të fuqizojë gratë me ide të reja dhe biznese në sektorin agroushqimor, duke i mbështetur nëpërmjet trajnimeve, mentorimit dhe financimit.
🔹 Kush mund të aplikojë?
Gra të angazhuara në sektorin agroushqimor, me një ide ose biznes të hershëm në zhvillim.
🔹 Përfitimet për pjesëmarrëset:
- Program inkubimi 6-mujor (qershor–nëntor 2025)
- Trajnime në sipërmarrje dhe zhvillim biznesi
- Mentorim individual me ekspertë të sektorit
- Mundësi rrjetëzimi me aktorë kyç të industrisë
- Çmime financiare: €10,000 dhe €5,000 për idetë më të mira
🔹 Afati për aplikim: 25 Maj 2025
🔗 Apliko këtu: https://www.f6s.com/ewa-2025-shqiperi/apply
Ky është një rast unik për të rritur kapacitetet tuaja sipërmarrëse dhe për të kontribuar në zhvillimin e sektorit agroushqimor në vendin tonë.