Titulli i punës: Arkitektit për Dizenjimin dhe Specifikimin e Mobiljeve të Zyrës

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës synon të kontraktojë një arkitekt për të krijuar dhe specifikuar mobiljet e nevojshme për zyrat e saj, sipas detajeve të mëposhtme:

ObjektiNjesiaSasia
Tavolina për specialistecope5
Rafte Zyre të përbashkëtacope6
Tavolinë mbledhje për 10 vetacope1
Tavolina për Zyren e drejtuesitcope1
Rafte Zyre për drejtuesitcope1
Karrige Staficope5
Karrige për tavolinë mbledhjecope8
Karrige Drejtuesicope1

Arkitekti do të ketë detyrat e mëposhtme:

a. Dezenjimi i mobiljeve për zyra duke përfshirë detajet teknike dhe estetike.

b. Specifikimi i materialeve të përdorura për secilën mobilje, duke përfshirë cilësinë, ngjyrën, dhe karakteristikat e tjera teknike.

c. Përcaktimi i volumet të nevojshme për çdo tip mobiljeje për të përputhur me hapësirën dhe funksionin e zyrave.

d. Hartimi i një preventivi të detajuar për kostot e përbashkëta dhe të individëve për të gjitha mobiljet e projektit.

Arkitekti duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Përvojë specifike në dizajnim të interioreve: Preferohet që arkitekti të ketë një portofol të pasur të projekteve të realizuara në fushën e dizajnit të interioreve zyrtare ose të bizneseve, duke përfshirë dizajnimi i mobiljeve të personalizuara për nevojat e klientëve.
  2. Aftësi për të hartuar specifikime teknike dhe materiale: Arkitekti duhet të jetë në gjendje të hartojë specifikime të qarta dhe të detajuara për materiale, përfshirë cilësinë, ngjyrën, dimensionet dhe karakteristikat teknike të mobiljeve.
  3. Aftësi për të përcaktuar volumet dhe organizimin e hapësirës: Njohuria e arkitektit në organizimin e efektiv të hapësirës zyre dhe përcaktimi i volumet e nevojshme për mobiljet e specifikuara në listën e dhënë.
  4. Aftësi për të hartuar dhe menaxhuar buxhetin: Njohuria e arkitektit në hartimin e preventivit të detajuar për projektin dhe menaxhimin e buxhetit të projektit për të siguruar që kostot janë në përputhje me buxhetin e caktuar nga Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës.
  5. Reputacion dhe referenca të mira: Referenca të mira dhe rekomandime nga projekte të mëparshme të realizuara në fushën e dizajnit arkitektural dhe të interioreve zyrtare.

Personat e interesuar duhet të paraqesin brenda datës 08.08.2024 dokumentat e mëposhtëm:

  1. Ofertën.
  2. CV e aktualizuar: CV-ja duhet të përmbajë informacion të plotë në lidhje me përvojën e punës, shkollimin, trajnimet e mëparshme dhe çertifikimet në fushën e arkitekturës, duke përfshirë veçanërisht përvojën në dizajnimin e interioreve zyrtare.
  3. Certifikime dhe licensa: Çertifikimet dhe licensat profesionale në arkitekturë dhe dizajn, të cilat tregojnë për përputhshmërinë e kandidatit me standardet profesionale dhe legjislacionin vendas në fushën e dizajnit dhe sigurisë së konstruksionit.
  4. Referenca dhe rekomandime (nëse është e mundur): Letra e rekomandimit nga klientë të mëparshëm, arkitektë të tjerë, ose punëdhënës të cilat tregojnë për aftësitë dhe cilësitë profesionale të kandidatit në fushën e dizajnit arkitektural dhe specifikimeve të materialeve.

Ju lutem dokumentacioni të dërgohet me email tek adresa jonë artan.luku@ccidr.al, ose dorazi pranë Zyrave tona në adresën: Lagjja 11, Rruga Aleksandër Goga, Pallati Borova, Durrës.