Duke qënë se Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës do të ofrojë disa trajnime për bizneset anëtare në fushën e
- Menaxhimit të situatës në raste të tërmeteve dhe fatkeqësive të tjera natyrore
- Parandalimin e zjarrit dhe masat e shuarjes së zjarrit
- Evakuimin e punëtorëve në raste të emergjencave, me qëllim sigurimin maksimal të shpëtimit edhe në kushtet më të vështira.
Në bazë të vendimit të marrë në Asamblenë e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës me Datë 18/07/2024 duhet të fillojmë proçedurën për Kontraktimin e një eksperti për ngritjen e termave të referencës për këto trajnime.
Trajnimet synojnë trajnimin e personelit të mëposhtëm:
- Punonjësit e ngarkuar me zbatimin e masave për parandalimin dhe shuarjen e zjarrit dhe evakuimin e punëtorëve (punëtorët e zjarrfikësve);
- Punonjësit përgjegjës për evakuimin e punonjësve në rastet e tërmeteve apo fatkeqësive të tjera natyrore;
- Përgjegjësit e shërbimit të parandalimit dhe mbrojtjes;
- Punëdhënësit;
- Përfaqësuesit e sigurisë së punëtorëve;
- Punonjësit e ndihmës së parë.
Eksperti duhet të ngrejë modelin e trajnimit, dokumentacionin që do të mbahet, modelin e databasës dhe modelin e matjes së rezultatit. Dokumentacioni do të mbahet në Shqip dhe Anglisht.
Eksperti duhet të përmbushë këto kritere:
- Eksperiencë në fushën e menaxhimit të emergjencave: Eksperti duhet të ketë njohuri të thella dhe eksperiencë pune të vërtetuar në menaxhimin e situatave emergjente dhe planifikimin për raste të fatkeqësive natyrore.
- Njohuri teknike dhe praktike: Njohuri të përparuar teknike dhe praktike për parandalimin e zjarrit, shuarjen e zjarrit dhe evakuimin e sigurt të personelit në raste emergjente.
- Aftësi për të zhvilluar modele trajnimi: Aftësi për të krijuar dhe implementuar modele trajnimi efektive për personelin e ndryshëm të përfshirë në trajnimet e sigurisë dhe emergjencave.
- Njohuri gjuhësore: Aftësi për të hartuar dokumentacion dhe materiale trajnimi në dy gjuhë, shqip dhe anglisht.
- Rekomandime dhe referenca të mira: Referenca dhe rekomandime të mira nga organizata të tjera për të cilat ka punuar në fushën e trajnimeve për emergjenca dhe siguri.
Subjektet e interesuar duhet të paraqesin brenda datës 08.08.2024 dokumentat e mëposhtëm:
- Ofertën.
- CV e aktualizuar: CV-ja duhet të përmbajë informacion detajuar për përvojën e punës, shkollimin, trajnimet e mëparshme dhe çertifikimet në lidhje me menaxhimin e emergjencave dhe sigurinë e punës.
- Certifikime dhe licensa: Dokumentacioni që dëshmon përkatësinë e certifikimeve, licencave dhe kualifikimeve të tjera të cilat eksperti ka në fushën e sigurisë dhe menaxhimit të emergjencave.
- Planin e trajnimit për zërat e lartpërmendur dhe planin e trajnimit për specialistët përgjegjës në kompani për HSSE-në.
Ju lutem dokumentacioni të dërgohet me email tek adresa jonë artan.luku@ccidr.al
Ose dorazi pranë Zyrave tona në adresën: Lagjja 11, Rruga Aleksandër Goga, Pallati Borova, Durrës.