Agjencia e udhëtimeve “DEA LINES” u themelua si e tillë më 22.02.2000.
Agjensia ka si Administrator të vetëm znj. Arjana Isaku, Bashkëthemeluese dhe CEO, e cila është diplomuar fillimisht në Menaxhim Financiar dhe më pas në sektorin e Turizmit. Në lidhje me turizmin, agjencia vazhdimisht ka organizuar grupe të ndryshme në pothuajse të gjitha qytetet e Shqipërisë si edhe jashtë saj, por gjithashtu edhe paketat e pushimeve për Turqinë, Italinë, Spanjën, Greqinë, Egjiptin, Francën, Maqedoninë, Malin e Zi, Kroacinë etj. Në bashkëpunim me operatorët e tjerë turistikë të Shqipërisë.
Shërbimet plotësuese të ofruara nga Dea Lines janë biletat e trageteve dhe avionit, Makina me Qira si edhe ndërmjetësimi në Shitje-Blerjen e Imobiliareve.
Në vitin 2005, agjencia e udhëtimit ‘’Dea Lines’’ u pranua në Lonely Planet World Travel Guide, si agjenci e besuar. (Faqja 60 e Ballkanit Lindor – Udhëzuesi i Lonely Planet). Në vitin 2006, agjencia hapi zyrat e saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”. Në Maj të vitit 2008, IATA – SHOQATA NDËRKOMBËTARE E TRANSPORTIT AJROR, si një agjenci e kualifikuar në fushën e transportit ajror, pranoi Dea Lines si anëtare.
Në Dhjetor të vitit 2010, pas heqjes zyrtare të regjimit të vizave për të gjithë shtetasit shqiptarë, stafi i ‘’Dea Lines’’ u angazhua në një fushatë shumë profesionale duke informuar të gjithë klientët e saj lidhur me të gjitha hapat e nevojshëm në mënyrë që ato të jenë brenda të gjitha parametrave të kërkuar nga BE . Lloji i etikës së punës së ofruar ka rritur dukshëm numrin e klientëve për ‘’Dea Lines’’ si dhe reputacionin e saj si një agjenci shumë profesionale udhëtimi.
Në vitin 2011, Dea Lines hapi zyrën më të re në qytetin verior të Shkodrës.
Në vitin 2015, Arjana Isaku kaloi provimin ‘’ Hands on Tourist Guiding Course’’ të organizuar nga Federata Botërore e Shoqatave të Udhëzuesve Turistik WFTGA.
Në shkurt të vitit 2017, Arjana Isaku, bëhet një Guidë Kombëtare e Licensuar.
Duke i shërbyer klientëve të saj me korrektësinë dhe etikën më të madhe, agjencia e udhëtimit ‘’Dea Lines’’ vazhdon të ecë përpara me moton – Na besoni udhëtimin tuaj!
Si një agjensi që operon për mëse 18 vite në tregun turistik shqiptar, ajo ofron shërbime brenda dhe jashtë kufijve të cilat përfshijnë:
– Turizëm brenda dhe jashtë vendit
– Paketa turistike individuale dhe në grupe
– Shërbime dhe transferta me minibus
– Shërbime me guida turistike të licensuara
– Bileta avioni-Bileta trageti
– Rezervime hotelesh
– Siguracione shëndeti
– Shitje – Blerje pronash
– Makina me qira
Ndër paketat më interesante brenda vendit mund të përmendim:
Vizitë 1 ditore në Durrës
Vizitë 1 ditore në Tiranë
Vizitë 1 ditore në Krujë
Vizitë 1 ditore në Berat
Vizitë 1 ditore në Shkodër
Të cilat përfshijnë vizita pranë pikave më atraktive turistike të këtyre qyteteve.

Opening Hours

Monday

-

Tuesday

-

Wednesday

-

Thursday

-

Friday

-

Saturday

-

Sunday

-

Plan My Route