Antarsimi

Është shërbimi kryesor i Dhomës. Ky shërbim i ofrohet çdo operatori ekonomik që ushtron veprimtarinë e tij në territorin e kompetencës së Dhomës. Regjistrimi në Dhomë është vullnetar.

Me regjistrimin në Dhomen e Tregtise Ju bëheni përfitues të të gjitha shërbimeve dhe mundësive që Dhoma u ofron antarëve të saj:

  • Çertifikata e antarësisë
  • Networking
  • Nota Verbale
  • Çertifikata e origjines
  • Pasaportë sherbimi
  • Vizë dy vjeçare
  • Ekstrakti i sportelit te QKR-së

Proçedura e Regjistrimit në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Durrës:

Për t’u regjisturar në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Durrës  çdo subjekt duhet të dorëzojë në Zyrën e Rregjistrit, në Dhomën e Tregtisë, dokumentacionin e mëposhtëm:

  • 1. Dokument që vërteton xhiron vjetore të realizuar/parashikuar (Bilanci ose deklaratë e administratorit).
  • 2. Dokument që vërteton derdhjen e kuotës së antarësimit në Dhomë.(Kur kjo bëhet në bankë)
  • 3. Ekstrakti i sportelit te QKR-së
  • 4. Adresa e vendndodhjes së Subjektit ( adresa postare, tel.fax,cel.Email)
  • 5. NIPT (kopje e thjeshtë)
  • 6. Fotokopje e pasaportës së administratorit.
  • 7. Liçensë
  • 8. Dokumenta të tjerë të kërkuar nga legjislacioni në fuqi.
  • 9. Personi i kontaktit të Subjektit  me Dhomën e Tregtisë.
  • 10. Lista emërore e të punësuarve.

Kuotat e antarësimit për vitin 2013

Regjistrimi ne dhome fillon me plotesimine formularit te regjistrimit.

Formulari i Regj. ne CCIDR 2013

Shpërndaje këtë lajm
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin