Qendra e Ndërmjetësimit

KENI NJE MOSMARREVESHJE TREGTARE, KONTRAKTUALE APO TJETER?

ASNJE PROBLEM!

DREJTOHUNI TEK QENDRA E NDERMJETSIMIT
Ndërmjetsimi pranë Qendrës

  • është nje mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, pa nevojën e ngritjes së një padie në Gjykatë
  • është një negocim midis palëve, i lehtësuar dhe drejtuar nga një person i tretë dhe i paanshëm, ndërmjetësi
  • Caktimi i ndërmjetësve është e drejtë parësore e palëve, të cilat bien dakord sipas parapëlqimit të tyre
  • përfundon me një marrëveshje të palëve, e cila është titull ekzekutiv, si çdo vendim gjykate
  • trajton kryesisht çështje tregtare dhe/ose kontraktuale, por dhe çdo çështje tjetër të dërguar nga palët

Individët apo subjektet preferojnë ndërmjetsimin sepse ai:

 

  • kursen kohë, para dhe energji për zgjidhjen e një mosmarrëveshje, në krahasim me një proçes gjyqësor
  • është tepër konfidencial dhe siguron plotësisht privacinë e palëve
  • orientohet kryesisht nga interesat ekonomike dhe morale të palëve, pa dëmtuar të tretët jashtë çështjes
  • ruan marrëdhëniet e mira miqësore midis palëve edhe në të ardhmen
  • mbart vlera të larta shoqërore, si arritje e mirëkuptimit të tyre, pa imponimin e një autoriteti të jashtëm

Qendra e Ndërmjetsimit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës është ngritur në bazë të Ligjit nr. 9090, datë 26.06.2003, “Për ndërmjetsimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”