LAJME
Aktivitetet e Dhomës dhe angazhimet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës në kuadër të EEN
Aktivitetet dhe angazhimet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës në kuadër të Enterprise Europe Network (EEN) Albania janë pjesë e edicionit më të fundit të Newsletter-it të rrjetit. 📌 Përmes EEN Albania, Dhoma mbështet bizneset në zhvillimin e tyre, inovacionin, ndërkombëtarizimin dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim. Në këtë edicion mund të njiheni me aktivitetet, iniciativat dhe mundësitë e ofruara për sipërmarrjet shqiptare, si dhe me angazhimet e partnerëve të rrjetit. 🔎 Lexoni Newsletter-in e fundit të EEN Albania dhe qëndroni të përditësuar me mundësitë për biznesin! #EENAlbania #EnterpriseEuropeNetwork #DHTIDurres #BusinessSupport #Entrepreneurship #Internationalisation #Innovation
Takim në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Durrës për forcimin e bashkëpunimit në arsimin profesional dhe zhvillimin e projekteve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës, me datë 29 Korrik, zhvilloi një takim me përfaqësues të Dhomës së Zejeve Koblenz, Shkollës Profesionale “Beqir Çela” dhe ekspertë të angazhuar në vlerësimin e zbatimit të projekteve të deritanishme. Gjatë takimit u diskutua mbi rezultatet e bashkëpunimeve ekzistuese, mundësitë për zhvillimin e projekteve të reja dhe zgjerimin e partneriteteve ndërinstitucionale. Një vëmendje e veçantë iu kushtua sistemit dual të arsimit profesional, si një model që forcon lidhjen mes arsimit dhe tregut të punës, duke krijuar më shumë mundësi për të rinjtë dhe bizneset. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës mbetet e angazhuar në ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme që kontribuojnë në zhvillimin e arsimit profesional dhe rritjen e aftësive të fuqisë punëtore në përputhje me nevojat e ekonomisë. #DhomaETregtisëDurrës #Durrës #ArsimProfesional #SistemiDual #Bashkëpunim #Projekte #Partneritet #VET
Zero C: Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës pjesë e nismës për transport të qëndrueshëm.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës është pjesë e aktiviteteve të zhvilluara në kuadër të projektit Zero C – National Convention for Zero Carbon in Maritime Transport and Logistics, i cili synon të promovojë ndërgjegjësimin dhe bashkëpunimin për një sektor detar dhe logjistik më të qëndrueshëm. Në kuadër të projektit, janë zhvilluar aktivitete informuese dhe të disseminimit, me fokus në prezantimin e objektivave të projektit, shkëmbimin e informacionit dhe rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e tranzicionit drejt zgjidhjeve me emetime më të ulëta të karbonit. Përmes pjesëmarrjes në këto aktivitete, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës kontribuon në përhapjen e informacionit, nxitjen e dialogut dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komunitetit të biznesit dhe aktorëve të interesuar në sektorin e transportit dhe logjistikës. Aktivitetet e projektit Zero C krijojnë mundësi për shkëmbimin e përvojave dhe ideve, si dhe për të informuar bizneset dhe palët e interesuara mbi sfidat dhe mundësitë që lidhen me zhvillimin e një transporti detar më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm.
GreenWB përmbyll aktivitetet e projektit me konferencën finale në Pejë
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës mori pjesë në Konferencën Përmbyllëse të projektit GreenWB, e zhvilluar në Pejë, Kosovë, me pjesëmarrjen e partnerëve nga Shqipëria, Kosova, Finlanda dhe Austria. Konferenca shënoi përmbylljen e një bashkëpunimi të suksesshëm në kuadër të programit Erasmus+, duke prezantuar arritjet e projektit, rezultatet e Sustainable Living Labs dhe ndikimin e tyre në nxitjen e sipërmarrjes së gjelbër, inovacionit dhe bashkëpunimit ndërmjet universiteteve dhe biznesit në Ballkanin Perëndimor. Si partner i projektit, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës mbetet e angazhuar për të mbështetur iniciativat që forcojnë lidhjen mes akademisë dhe sektorit privat, duke kontribuar në zhvillimin e një ekosistemi më të qëndrueshëm dhe inovativ për sipërmarrjen. Falënderojmë të gjithë partnerët për bashkëpunimin dhe kontributin gjatë gjithë zbatimit të projektit. #GreenWB #ErasmusPlus #FinalConference #GreenInnovation #UniversityBusinessCooperation #SustainableLivingLabs #CCIDurrës #InternationalCooperation
Takim informues me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave
Takim informues me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave me dt.2 qershor 2026, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës zhvilloi një takim të rëndësishëm informues në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, me pjesëmarrjen e bizneseve anëtare dhe përfaqësuesve të administratës doganore. Gjatë takimit u diskutuan çështje me interes për komunitetin e biznesit, duke përfshirë statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar (AEO), procedurat doganore, lehtësitë për operatorët ekonomikë, si dhe sfidat dhe problematikat e hasura në marrëdhëniet me administratën doganore. Falënderojmë Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave dhe stafin e tij për gatishmërinë, transparencën dhe dialogun e hapur me biznesin. Gjithashtu, falënderojmë të gjithë anëtarët dhe përfaqësuesit e bizneseve që morën pjesë dhe kontribuan me pyetje, sugjerime dhe diskutime konstruktive. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës do të vijojë të jetë një urë lidhëse mes biznesit dhe institucioneve publike, duke promovuar dialogun dhe bashkëpunimin për një mjedis biznesi sa më të favorshëm.
Aktivitet informues në kuadër të projektit Zero C
Më 1 qershor 2026, në Crowne Plaza Durrës, u zhvillua një aktivitet informues dhe ndërgjegjësues në kuadër të projektit Zero C. Aktiviteti synoi të prezantojë objektivat e projektit dhe të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e dekarbonizimit të sektorit të transportit detar dhe logjistikës, si dhe mbi sfidat dhe mundësitë që tranzicioni drejt një ekonomie me emetime të ulëta të karbonit sjell për bizneset dhe aktorët e sektorit. Gjatë aktivitetit u prezantuan qëllimet dhe aktivitetet kryesore të projektit, duke u fokusuar veçanërisht në promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, komunitetit të biznesit dhe aktorëve të tjerë të interesuar në sektorin detar dhe logjistik. Aktiviteti shërbeu gjithashtu si një mundësi për disseminimin e rezultateve dhe objektivave të projektit Zero C, duke kontribuar në informimin e palëve të interesuara dhe në nxitjen e diskutimit mbi zgjidhje më të qëndrueshme për transportin dhe logjistikën. Projekti Zero C synon të mbështesë ndërgjegjësimin, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e njohurive për promovimin e një sektori detar dhe logjistik më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm.
Trajnim – Inteligjenca Artificiale po transformon mënyrën si punojmë dhe bëjmë biznes!
Inteligjenca Artificiale po transformon mënyrën si punojmë dhe bëjmë biznes! Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës në bashkëpunim me Albacademy organizuan me sukses trajnimin “Përdorimi Praktik i AI në Punë dhe Biznes”, zhvilluar më 26 Maj 2026 në Grand Duka Hotel. Gjatë këtij takimi praktik, pjesëmarrësit u njohën me mënyra konkrete për përdorimin e Inteligjencës Artificiale në punë dhe biznes, duke u fokusuar në: ✔️ rritjen e produktivitetit ✔️ automatizimin e proceseve ✔️ marketing dhe komunikim më efikas ✔️ përdorimin praktik të AI në biznes dhe administratë 🙏 Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit për interesin dhe angazhimin! Ky trajnim ishte një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit dhe inovacionit në komunitetin e biznesit në Durrës. #AI #Biznes #Trajnim #Durres #ArtificialIntelligence #Digitalizim #Inovacion #Albacademy #DhomaETregtiseDurres #ccidr
Takim informues për dekarbonizimin e transportit detar në kuadër të Zero C.
Më 28 maj 2026, në Grand Duka, u zhvillua një aktivitet në kuadër të projektit Zero C. Aktiviteti shërbeu si një mundësi për të prezantuar projektin, objektivat dhe aktivitetet e tij, si dhe për të informuar pjesëmarrësit mbi rëndësinë e krijimit të një qasjeje të përbashkët për të ardhmen e qëndrueshme të transportit detar dhe logjistikës. Gjatë takimit u shkëmbyen ide dhe këndvështrime mbi zhvillimet e sektorit, nevojat e bizneseve dhe rëndësinë e përfshirjes së aktorëve të ndryshëm në proceset që lidhen me tranzicionin e gjelbër. Diskutimet ofruan gjithashtu një mundësi për të identifikuar interesa të përbashkëta dhe për të nxitur bashkëpunimin ndërmjet aktorëve të sektorit, duke kontribuar në krijimin e një rrjeti më të informuar dhe më të angazhuar rreth objektivave të projektit Zero C. Aktiviteti ishte pjesë e veprimtarive të disseminimit dhe komunikimit të projektit, duke kontribuar në rritjen e vizibilitetit të Zero C dhe në përhapjen e informacionit mbi objektivat e tij.
SHËRBIME


QKL
FUSHAT E VEPRIMTARIVE QË KËRKOJNË PAJISJEN ME LIÇENCË SIGURIA KOMBËTARE, RENDI PUBLIK DHE MBROJTJA CIVILE (Shërbimi i ruajtjes dhe sigurisë fizike, etj) USHQIMI DHE SHËNDETI (Prodhimi dhe tregtimi i ushqimeve, rritja ose tregtimi i kafshëve, shërbime mjekësore, etj) MJEDISI (Leje për ndikimin në mjedis, shërbime ekspertize, peshkimi, shfrytëzimi i


Çertifikimi i biznesit
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës ka lidhur një marrëveshje me CDQ Italia mbi asistencën teknike në përgatitjen e bizneseve për të marrë një certifikate cilesie. Sipas kesaj marreveshje, per bizneset antare te Dhomes, CDQ Italia do te aplikoje tarifa 15% me te ulta se


Vizat + Nota Verbale
Kushtet që duhet të plotësojnë antarët e Dhomës për tu pajisur me “Vizë dy vjeçare Shengen ” në Ambasadën Italiane, sipas shkresës së Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Tregtare , në Ministrinë e Ekonomisë, nr.7984...


Pasaporta e Shërbimit
Pasaporta e shërbimit është e vlefshme për të udhëtuar pa vizë në Algjeri, Argjentinë, Bullgari, Egjipt, Greqi, Kinë, Kili, Kroaci, Hungari, Maqedoni, Bosnje-Hercegovinë, Malajzi, Poloni, Rusi, Sllovaki, Slloveni, Turqi, Uruguaj, Ukrainë, Serbi,


Çertifikata e Origjinës
Është një shërbim, që ofrohet vetëm për subjektet që janë antarë të Dhomës, të cilët eksportojnë mallra të prodhuara apo të përftuara tërësisht në Shqipëri.


Anëtarsimi
Është shërbimi kryesor i Dhomës. Ky shërbim i ofrohet çdo operatori ekonomik që ushtron veprimtarinë e tij në territorin e kompetencës së Dhomës. Regjistrimi në Dhomë është vullnetar. Me regjistrimin në Dhomen e Tregtise Ju bëheni përfitues të të gjitha shërbimeve dhe mundësive që Dhoma u ofron antarëve të saj:


Qendra e Ndërmjetësimit
KENI NJE MOSMARREVESHJE TREGTARE, KONTRAKTUALE APO TJETER? ASNJE PROBLEM! DREJTOHUNI TEK QENDRA E NDERMJETSIMIT Ndërmjetsimi pranë Qendrës


NLC
SETTORI DI ATTIVITÀ CHE RICHIEDONO LA LICENZA SICUREZZA NAZIONALE, ORDINE PUBBLICO E PROTEZIONE CIVILE (Servizi di sicurezza fisica e di protezione, ecc.) ALIMENTAZIONE E SALUTE (Produzione e commercio di alimenti, allevamento o commercio di animali, servizi medici, ecc.) AMBIENTE (Permesso di impatto ambientale, servizi di esperti, pesca, sfruttamento di


Certificazione aziendale
La Camera di Commercio e Industria di Durazzo ha firmato un accordo con CDQ Italia per l'assistenza tecnica nella preparazione delle imprese all'ottenimento della certificazione di qualità. In base a questo accordo, per le imprese associate alla Camera, CDQ Italia applicherà tariffe inferiori del 15% rispetto a


Business certification
The Durrës Chamber of Commerce and Industry has signed an agreement with CDQ Italia on technical assistance in preparing businesses to obtain a quality certificate. According to this agreement, for member businesses of the Chamber, CDQ Italia will apply fees 15% lower than


Certificato di origine
Si tratta di un servizio offerto solo ai soggetti membri della Camera che esportano beni prodotti o ottenuti interamente in Albania.


Passaporto di servizio
Il passaporto di servizio è valido per viaggi senza visto in Algeria, Argentina, Bulgaria, Egitto, Grecia, Cina, Cile, Croazia, Ungheria, Macedonia, Bosnia ed Erzegovina, Malesia, Polonia, Russia, Slovacchia, Slovenia, Turchia, Uruguay, Ucraina, Serbia,
EVENTE
12th Cukurova Furniture and Decoration Fair
Porta e industrisë së mobiljeve në Botë, Panairi i Mobiljeve dhe Dekorimeve Çukurova mbledh së bashku pionierët e sektorit në Adana në 1-6 Tetor 2019. Këtë vit, Panairi i 12-të i Mobiljeve dhe Dekorimeve Çukurova do të mbahet në stilin moderne, avangardë dhe klasike ku mund të gjeni shumë lloje produktesh me dizajn të veçantë. Arsyet per tu ber pjese e panairit jane: Azhornimi me zhvillimet më të fundit në treg duke ndjekur planet e ardhshme të profesionistëve dhe shikuar pozicionin tuaj të tregut dhe të ardhmen e tregut. Përcaktimi i produkteve më të mirë për ju duke biseduar me profesionistë. Forcimi dhe zgjerimi i rrjetit tuaj të biznesit në industri. Vizita ne panairin më të madh të industrisë së mobiljeve në rajon. Rasti për të takuar udhëheqësit e sektorit në takimin më të lavdishëm të rajonit. Rritja e njohurive tuaja për sektorin e mobiljeve. Për informacione të mëtejshme mund të shihni në websitin e panairit: http://adanamobilyafuari.com/ Programi: 30 Shtator : Mbërritja 01 Tetor: Takime B2B dhe Prezantim i shkurtër mbi panairin 02 Tetor: Vizita në Panair 03 Tetor: Kthimi Afati i fundit për dërgimin e formularit të aplikimit: 21 Gusht 2019 Gjatë datave të programit hoteli, mëngjesi dhe […]
Agrotec 2019 23rd International Agricultural and Agricultural Technologies Fair
Agrotec 2019, është panair që do të mbahet në Ankara në një sipërfaqe prej 44.000 m2 në datat 26-29 Shtator. Arsyet per tu bere pjese e panairit jane: Gjetja e tendencave, zhvillimeve dhe inovacioneve të fundit në bujqësi dhe blegtori. Per tu informuar per zhvillimet e reja teknologjike. Gjetja e përgjigjeve për të gjitha pyetjet që lidhen me sektorin. Mundesia për të takuar udhëheqësit botërorë në sektorin bujqësor në të njëjtën platformë. Hapja e tregjeve të reja, krijimi i bashkëpunimeve të reja Për informacione të mëtejshme mund të shihni në websitin e panairit: http://www.agrotecankara.com/tr/agrotec Programi: 25 Shtator : Mbërritja 26 Shtator: Takime B2B dhe Prezantim i shkurtër mbi panairin 27 Shtator: Vizita në Panair 28 Shtator: Kthimi Afati i fundit për dërgimin e formularit të aplikimit: 21 Gusht 2019 Gjatë datave të programit hoteli, mëngjesi dhe transfertat nga hoteli ne panair dhe anasjelltas, mbulohen nga ana e palës Turke. Nëse jeni të interesuar të aplikoni për pjesëmarrje në ndonjërin nga këto panaire kontaktoni me Dhomën në: Tel: +355 52 222 199 ose e-mail: info@ccidr.al
Samsun Agriculture Fair 2019
Samsun Agriculture Fair 2019, është panair që do të mbahet në Congress Center, e cila është qendra më e madhe e Detit të Zi në një sipërfaqe prej 50.000 m2 në datat 25-29 Shtator, në Samsun,Turqi. Panairi i ofron mundësinë të gjithë të interesuarve në fushën e agrikulturës për të: Treguar produktet dhe teknologjitë më të fundit për audiencën e synuar. Ndjekur zhvillimet në këtë sektor Hulumtuar tregun dhe analizuar konsumatorët Forcuar prestigjin e korporatës dhe imazhin mbi klientët Forcuar rrjetin ekzistues të klientit dhe shitësit Për informacione të mëtejshme mund të shihni në websitin e panairit: http://tarimfuarisamsun.com/fuar-kunyesi Programi: 24 Shtator : Mbërritja 25 Shtator: Takime B2B dhe Prezantim i shkurtër mbi panairin 26 Shtator: Vizita në Panair 27 Shtator: Kthimi Afati i fundit për dërgimin e formularit të aplikimit: 21 Gusht 2019 Gjatë datave të programit hoteli, mëngjesi dhe transfertat nga hoteli ne panair dhe anasjelltas, mbulohen nga ana e palës Turke. Nëse jeni të interesuar të aplikoni për pjesëmarrje në ndonjërin nga këto panaire kontaktoni me Dhomën në: Tel: +355 52 222 199 ose e-mail: info@ccidr.al
IstanbulLight
IstanbulLight, panair i cili do të mbledhë më shumë se 6500 profesionistë në fushën e ndricimit do të mbahet në datat 18-21 Shtator në Qendrën Expo, Yesilkoy të Stambollit. Ju do të gjeni cilësinë më të mirë të produkteve dhe zgjidhjet më të mira të ndriçimit nga 230 kompani nën çatinë e Stambollit. Për informacione të mëtejshme mund të shihni në websitin e panairit: https://event.istanbullight.com/online-registration/?actioncode=PPC2&utm_source=google&utm_medium=cpc&utm_campaign=brand-eng&gclid=EAIaIQobChMIkfPT8JbS4wIVxVQYCh1T7QSKEAAYASAAEgI-vPD_BwE Programi: 17 Shtator : Mbërritja 18 Shtator: Takime B2B dhe Prezantim i shkurtër mbi panairin 19 Shtator: Vizita në Panair 20 Shtator: Kthimi Afati i fundit për dërgimin e formularit të aplikimit: 14 Gusht 2019 Gjatë datave të programit hoteli, mëngjesi dhe transfertat nga hoteli ne panair dhe anasjelltas, mbulohen nga ana e palës Turke. Nëse jeni të interesuar të aplikoni për pjesëmarrje në ndonjërin nga këto panaire kontaktoni me Dhomën në: Tel: +355 52 222 199 ose e-mail: info@ccidr.al
BIZNESE
Lagja 4, Rruga Egnatia, 2001 Durrës. Përballë Qëndrës Tregëtare Flagship Center



