QENDRIME TE DHOMES (Pro dhe kundra)
QENDRIME TE DHOMES (Pro dhe kundra) Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës ndjek me vëmendje të gjitha ligjet dhe udhezimet e Qeverisë ne kuadër të Reformës Ekonomike, ne këndvështrimin e lirisë, heqjes së pengesave dhe lehtësimit te barrës fiskale për biznesin. Prandaj, Dhoma është pro dhe konsideron mjaft pozitive : Dialogun me Qeverinë Qëndrore dhe atë Vendore për hartimin e kuadrit ligjor e rregullues me ndikim mbi biznesin, vetem sipas skemës: Informim–dialog konstruktiv–optimum konsensusesh Përmirësimin e mëtejshëm të funksionimit dhe me sportele ne te gjithe vendin të QKR dhe QKL Amnistinë për legalizimin e aktiveve të krijuara nga bizneset deri më sot Ligjin e koncesioneve dhe krijimin e zonave ekonomike Privatizimin e shërbimeve publike, si energjia, me kusht qe të mundësohet pjesmarrja me kapitale e biznesit vendas Zhvillimet ekonomike te afërme në Durrësin Verior me Parkun Industrial, Parkun Energjitik, Terminalin e hidrokarbureve dhe depozitat e tyre, Portin e Ri, duke mbështetur vetëm investimet me nje peshë specifike jo të lartë dhe plotësisht ”miqesore” me ambientin. Aplikimin e takses se sheshte, si nje nder nivelet me te ulta te taksimit ne bote Nisjen e Reformës për Sigurimet shoqërore e shëndetsore, e cila duhet të përfshijë të gjithë popullsinë e vendit, në qytet […]
Për një politike të re ndaj biznesit të vogël
Tronditja që solli kriza botërore, e shkaktuar nga liria e tepruar dhe etja për fitime të mëdha me çdo kusht e kompanive të mëdha të sigurimeve, e ka detyruar Europen të ridrejtojë edhe një here vëmendjen ndaj biznesit të vogël, që mbështetet në ekonominë reale. Me dokumentin “Akti i Biznesit të Vogël”, të lëshuar nga Komisioni Europian në qershor 2008, ftohen të 27 shtetet antare të BE për një politikë të re ndaj biznesit të vogël. Sipas kësaj thirrjeje, klima e përgjithshme e shoqërisë duhet t’i nxise individët të hapin një biznes të tyrin, duke njohur kontributin thelbësor të biznesit të vogel rritjen e punësimit dhe lulëzimin ekonomik. Për krijimin e një ambienti miqësor ndaj NVM-ve, duhet ndryshuar së pari perceptimi ndaj rolit të privatit, që merr përsipër rrezikun: sipërmarrja private duhet të duartrokitet nga liderat politike dhe media, si dhe të mbështetet nga administrata publike. Materiale te tjera ku Dhoma e Tregtisë dhe Industrise Durrës ka ngritur zërin e saj jane këtu
PAKTI ME SIPERMARRJEN
Per nje pakt me sipermarrjen Tashmë është bërë e qartë për të gjithë aspirata e Shqipërisë per t’u bashkuar me familjen europiane. Dëshmi të veprimit të këtij prioriteti madhor shqiptar janë pa dyshim antarsimi në NATO, përpjekjet serioze për liberalizimin e vizave, paraqitja e kërkesës për statusin e vendit kandidat në BE, si dhe thellimi i reformave në vend, shoqëruar me investime të jashtëzakonshme në infrastrukturë. Por, po aq e qartë për të gjithë është se karta e integrimit europian nënkupton në radhë të parë arritjen e standarteve të përcaktuara për të gjitha fushat e jetës politike, shoqërore dhe ekonomike. Dhe ky konstatim vlen, sigurisht, edhe për marrdheniet Shtet-Sipërmarrje. Është e vërtetë se kemi një Tryezë Konsultimi të Qeverisë me Sipërmarrjen, se ka patur dhe diskutime të përbashkëta për ligje apo rregulla të reja për sipërmarrjen. Por, megjithatë, ato kanë qenë të pamjaftueshme, joefektive dhe joefiçiente karshi ritmit të ndryshimeve në Shqipëri e në botë, si dhe nevojave reale të sipërmarrjes vendase për t’u adaptuar ndaj tyre. E thënë ndryshe, sipërmarrësit shqiptarë kanë nevojë për rregulla të reja loje, për një pakt të ri e të qartë me shtetin e tyre. Me vlerësimin më të lartë për nismën private dhe […]
10 kërkesat prioritare të biznesit
Duke analizuar marëdhëniet ndërmjet shtetit dhe sipërmarrjes private, si dhe stadin e integrimit europian të vendit tonë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës konsideron se, për lehtësimin e të bërit biznes, është bërë e domosdoshme që: Të ngrihet një dialog konstruktiv i përhershëm i ligjbëresve dhe ligjvënesve me përfaqesuesit e komunitetit të biznesit, që garanton konsultimin me ta në jo më pak se 8 jave kohë, për çdo propozim ligjor apo administrativ me impakt mbi biznesin Të eliminohen praktikat arbitrare të trajtimit të figurës së biznesit me standarte të dykuptimta e jo miqësore (çmimet orientuese për mallratapo pagat, referencat doganoree të tilla si këto) T’i garantohet cdo biznesi, fitues i një tenderi publik, pagesa brenda 30 ditëve, nga data e lidhjes së kontratës me entin publik prokurues Të përmirësohet sistemi i TVSH, duke perfshirë si përdorimin e kredisë së saj për pagesën përkatëse në transaksionin pasues, ashtu dhe per shlyrjen e tatimit mbi fitimin. Të zhvillohet reforma e legalizimit të aktiveve të qendrueshme të parregjistruara të bizneseve Të shtrihen dhe të persosen përdorimet e e-qeveri, e-qeverisje dhe e-prokurim në të gjithë territorin e vendit, për të informuar dhe përfshirë sa më gjerë publikun në përgjithesi dhe biznesin në veçanti Të ngrihet e të vihet në funksionim sa më shpejtGjykata Administrative Të mbështetet ngritja e one-stop-shop pranë […]