GAZETA T&I
Polakët në Durrës
Autoriteti Portual Durrës mikpriti sot një grup përfaqësues nga Dhoma e Tregtisë Polake dhe deputetë nga Grupi parlamentar Poloni – Shqipëri. Takimi, i organizuar nga Dhoma e Tregtisë së Durrësit me mbështetjen e APD, u zhvillua në Sallën e Trajnimeve, në prani të një grupi biznesmenësh nga Durrësi. Të pranishmit i përshëndeti znj. Sonila Toska, zv. Drejtore Ekzekutive e APD, e cila pasi prezantoi zhvillimet e fundit portuale, shprehu kënaqësinë për kontaktet në rritje me biznesin e huaj, veçanërisht atë nga Polonia. Më pas kryetari i Dhomës së Tregtisë Durrës, Andrea Xhavara përshëndeti misionin 4-ditor të biznesit polak, i cili veç Tiranës u ndal edhe në Durrës dhe prezantoi temën “Shqipëria – Durrësi, një zgjedhje e shkëlqye biznesi”. Andrzej Arendarski, president i Dhomës së Tregtisë së Polonisë, tha se prej tre ditësh ata kanë takuar kryesisht në Tiranë përfaqësues të institucioneve dhe të bizneseve shqiptare, çka hap perspektivë të re kontaktesh dhe bashkëpunimi edhe në fushën ekonomike. Kryetari i Grupit Parlamentar Poloni – Shqipëri, Z. Tomasz Glogowski shprehu dëshirën për rritjen e marrëdhënieve mes sipërmarrësve nga të dy vendet, duke marrë si shembull zhvillimet pozitive në fushën e turizmit dhe rritjen e numrit të turistëve polakë në bregdetin shqiptar. Më […]
Nga veprimtaria e Portit
1-16 shtator 2018, mbi 58 mijë udhëtarë me tragete Mbi 58 mijë udhëtarë kanë preferuar të lundrojnë me tragete gjatë periudhës 1-16 shtator të këtij viti. Nga të dhënat operative të APD, mësohet se megjithëse ka përfunduar kthimi masiv i bashkëatdhetarëve që kaluan pushimet verore pranë familjeve në vendin tonë, Kosovë dhe Maqedoni, numri ditor i udhëtarëve me tragete mbetet i lartë. Kështu, 44.584 udhëtarë me 9.051 autovetura janë nisur në këto 16 ditë nga Durrësi drejt porteve të Barit dhe Ankonës. Po ashtu në të njejtën periudhë tragetet kanë transportuar edhe 1690 kamjonë. Nga statistikat operative mësohet se që nga fillimi i këtij muaji në Durrës kanë mbërritur 13.490 udhëtarë të tjerë me 2873 autovetura gjithsej, si dhe me 1.784 kamjonë gjithsej. Gjatë muajve korrik-gusht të këtij viti tragetet u shfrytëzuan nga 384 mijë udhëtarë gjithsej. • Mbi 2.4 milion ton mallra në 8 muaj me anije dhe tragete Gushti 2018, 7 përqind më shumë se sa i […]
Mbyllet një sezon turistik
Cilat janë dukuritë që u vërejtën dhe zgjidhjet e propozuara Në pothuajse dy dekadat e fundit, aktorët kryesorë, biznesi, qeveritarët, apo edhe media kanë folur për rëndësinë që duhet të marrë turizmi në zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Nuk kemi qëllim të analizojmë rrugën e shtrembër 20-vjeçare të zhvillimit të paplanifikuar të turizmit, e cila prodhoi betonizimin e disa prej brigjeve detare si të Sarandës, deri diku të Vlorës, Shëngjinit etj. Ja vlen më tepër të merremi me një fakt të ri mjaft pozitiv: këto 3-4 vitet e fundit po përballemi me fenomenin e rritjes së kërkesës nga tregu i Europës Qendrore dhe Lindore si dhe ka një interes edhe nga tregu skandinav. Si po i përgjigjemi këtij fenomeni? Janë të shumtë analistët e tregut, opinionistët dhe vetë aktorët e këtij tregu që ndajnë mendime të ndryshme në përgjigje të kësaj pyetjeje. Disa flasin se kjo gjendje e re e ka gjetur tregun turistik vendas të papërgatitur, në varësi të plotë të përcaktimit të çmimeve dhe politikave nga këta operatorë të huaj. Të tjerë analistë komentojnë se, tregu patriotik që përbën ende rreth 80% të totalit të pushuesve, nuk është më treg prioritar për shumë hotele. Po të analizosh me […]
Ulja e pragut të TVSH nuk rrit të ardhurat
Në fillimin e këtij viti Qeveria Shqiptare ndërmori një nismë që të ndryshonte pragun e rregjistrimit në tatimin mbi vlerën e shtuar. Ndryshimi ligjor u bë aktiv në muajin prill 2018. Nuk kishte ndonjë studim, as ndonjë analizë se sa sipërmarrje do të ndryshonin përgjegjësinë tatimore ekzistuese. Nuk kishte asnjë studim dhe as observim se cili do të ishte efekti i ndryshimit të kësaj përgjegjësie tatimore. Ministri i Financave deklaroi në atë kohë se formalizimi i ekonomisë ishte te pragu i derës dhe se sipërmarrjet do të ishin joevazive, do të deklaronin realisht xhiron e tyre dhe do të prisnin kuponin tatimor (edhe dëftesën tatimore) për çdo produkt e shërbim që do të ofronin! Por pak kohë pas ndryshimit ligjor dhe hyrjes në fuqi të tij, sipërmarrjet e mëdha (që duhet të kontabilizojnë shitjet dhe shërbimet e ofruara) janë duke dhënë alarmin, alarm i cili konfirmon se bizneset e “vogla” nuk pranojnë faturë tatimore dhe nuk presin kupon tatimor”. Arsueja është ajo e vjetra: ato tejkalonin xhiron sipas ndryshimit të fundit ligjor të përgjegjësisë tatimore që ishte vetëm 20 milionë lekë të vjetër në muaj. Pra ndryshimi i pragut nga 5 milionë lekë të rinj në 2 milionë lekë të […]
Dixhitalizimi i Dhomave dhe i Sipërmarrjes shqiptare
Në mesin e majit shtator, në hotel “Tirana International” u zhvillua një seminar shumë domethënës për Dhomat e Tregtisë në Shqipëri . Ai u organizua dhe u financua nga TAIEX (Technical Assistance and Information Exchange), një instrument i fuqishëm i Komisionit Europian. Seminari u mbështet nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipëri si dhe nga Forumi i Investimeve i 6 Dhomave të Ballkanit Perëndimor. Synimi i këtij seminari rajonal ishte që të ndante praktikat më të mira të zhvilluara nga Dhomat e Tregtisë së vendeve të Bashkimit Europian për dixhitalizimin e shërbimeve të tyre, si dhe për të ofruar mbështetje SME-ve që ato të dixhitalizohen. Grupi i folësve kyç (key speakers) përbëhej nga pëfaqësues të Dhomave të Tregtisë nga vende europiane, si Italia, Hungaria, Belgjika, Sllovenia, Kroacia, Hollanda, Franca, Austria dhe Serbia. Për të nënvizuar rëndësinë e proçeseve të dixhitalizimit kishte ardhur edhe vetë Zoti Christoph Leitl, President i Eurochambers. Ndërkaq, pala shqiptare u përfaqësua nga ndërhyrjet e Zj. Sonila Qato, Ministër i Sipërmarrjes, Zj. Ines Muçostepa, Kryetare e Bashkimit të Dhomave dhe të Z. Dritan Mezini, Kryetar i Shoqatës së TIK në Shqipëri. Tipike do të ishte thelbi i ndërhyrjes se Z. Marko Çadez, President WB6: “Dixhitalizimi […]
Kredia e “butë” italiane në Durrës
Përse quhet e “butë”, përse quhet italiane? A është thjesht një reklamë e radhës apo kjo kredi funksionon realisht? A janë të interesuara bankat ta lëvrojnë këtë kredi? Këto ishin pyetjet kryesore, të cilave u dha përgjigje të plotë trajnimi i zhvilluar javën e fundit të shtatorit, në ambjentet e hotel “Palace”, në Plazhin e Durrësit. Ai u ndoq në mënyrë aktive nga një grup përfaqësuesish të biznesit, grupi i konsulentëve të biznesit, grupi i perfaqësuesve te disa bankave, por edhe nga një grup kontabilistësh të miratuar, të interesuar të informonin bizneset që ata u japin asistencë financiare. Me idenë e një trajnimi praktik, seminari u zhvillua në dy pjesë kryesore: Në të parën, z. Gavril Lasku, Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Programit Italo – Shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri, i asistuar nga stafi i tij prezantuan funksionimin e këtij programi. Nga shtjellimi i tij u sqaruan të gjitha detajet e proçesit të lëvrimit të kësaj kredie të veçantë, si: Programi quhet “PRODAPS – IASME”, një program i përbashkët i Qeverisë Italiane dhe i Qeverisë Shqiptare, i miratuar nga Kuvendi Programi përmban tre komponetë: a) linjë kredie prej 36 milion Euro, b) fond garancie prej 5 milion […]
Kush (nuk) do (nuk) na dëgjon
Gjashtë artikujt e risjellë në vijim shprehin publikisht “zërin” e Dhomës për çështje të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit, por edhe të qarkut Durrës. Për to ka pasur mjaft reagime pozitive dhe mbështetëse, sikundër edhe shumë heshtje. Në të vërtetë, shumë nga çështjet e ngritura në këto artikuj kanë vlerë, edhe pse ato kanë mbetur akoma probleme të pazgjidhura përfundimisht. Pse unë e di dhe nuk e di shteti Lehtësimi i sipërmarrjes me anë të thjeshtimit të proçedurave fiskale, duke reformuar të gjithë mekanizmin e funksionimit, në raport me territorin ku zhvillohet ekonomia ishte argumenti qendror i mbledhjes së fundit të KEK. I ngjashëm me të ishte lajtmotivi i seminarit të 17 qershorit të organizuar nga Dhoma Durrës me agjencinë AIDA: grante shtetërore në mbështetje të promovimit të NVM-ve, akses falas në rrjetin EEN në favor të ekspasionit të sipërmarrjes shqiptare në tregun europian, programe të financuara nga BE me biznese shqiptare si partnere e mjaft të tilla si këto. Por, reagimi i një biznesi ndaj këtij vërshimi të mbështetjes nga shteti, është befasues: ““Në punën time si biznes prodhues shoh të dal çdo ditë jashtë loje në krahasim me kolegët e rajonit. Duke paguar 5 cent […]
Lajme shkurt
Ulen huatë, ulet edhe kthimi i huasë Pesha e huave që nuk janë kthyer në afat, ndaj totalit të kredisë ka shënuar sërish rritje në muajin korrik. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, huaja që nuk kthehet për të paktën tre muaj në banka ishte 13.36%. Në raport me dhjetorin 2017, kur ky tregues zbriti në 13.23%, niveli më i ulët në shtatë vjet. Një faktor që ka ndikuar në mosuljen e treguesit të NPL-ve muajt e fundit lidhet edhe me stanjacionin në kreditimin e ekonomisë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bënë me dije së fundmi se në korrik, stoku i huasë ra me 2.1% me bazë vjetore. Në vlerë absolute, kredia që nuk është kthyer në afat në banka ishte 71 miliardë lekë në fund të muajit korrik, ose rreth 530 milionë euro. Në raport me dhjetorin 2017, kredia me probleme në vlerë absolute ka rënë me 2.2%. Ndërsa kredia për ekonominë u gjallërua lehtë në muajin korrik, por shënoi rënie vjetore me 2.2 për qind (korrik 2018/korrik 2017). Stoku kredisë ra në 532,9 miliardë lekë në fund në fund të korrikut nga 545.4 lekë që ishte në korrikun e vitit të kaluar. Rënia më e madhe është […]
Përmirësimi i klimës së biznesit
Janë plotë 81 propozime të dala nga takimet sektorale me sipërmarrjen shqiptare, që i janë paraqitur qeverisë shqiptare për t’i marrë parasysh në hartimin e politikave të saj ekonomike dhe fiskale. Por vetëm 32 prej tyre janë marrë në konsideratë nga autoritetet. Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes pas 9 tryezave sektoriale me biznesin ka dalë me disa propozime konkrete për përmirësimin e klimës së biznesit, për secilën nga fushat ku sipërmarrja ushtron aktivitetin në Shqipëri. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Sipërmarrjes, nga 81 propozimet e formuluara gjatë këtyre tryezave, 32 syresh u morën përsipër nga zv. ministrat përkatës për t’u ndjekur në hallkat e tjera drejt implementimit final të tyre. Ja disa nga propozimet kryesore konkrete: Ndryshimet për konsultimin publik Mos zbatimi i vazhdueshëm i procesit të konsultimit paraprak dhe përgjatë miratimit të akteve ligjore dhe nënligjore me grupet e interesit është një realitet, i cili shkakton problematika të qenësishme tek sipërmarrja, e cila nuk përfshihet në proceset vendimmarrëse. Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes propozon ndryshim në ligjin për konsultimin publik, duke bërë ndërhyrje për penalizmin individual të çdo zyrtari publik që nuk e zbaton ligjin për konsultimin “Ligji nr. 146, date 2014, për njoftimin […]
EVENTE\PANAIRE
12th Cukurova Furniture and Decoration Fair
Porta e industrisë së mobiljeve në Botë, Panairi i Mobiljeve dhe Dekorimeve Çukurova mbledh së bashku pionierët e sektorit në Adana në 1-6 Tetor 2019. Këtë vit, Panairi i 12-të i Mobiljeve dhe Dekorimeve Çukurova do të mbahet në stilin moderne, avangardë dhe klasike ku mund të gjeni shumë lloje produktesh me dizajn të veçantë. Arsyet per tu ber pjese e panairit jane: Azhornimi me zhvillimet më të fundit në treg duke ndjekur planet e ardhshme të profesionistëve dhe shikuar pozicionin tuaj të tregut dhe të ardhmen e tregut. Përcaktimi i produkteve më të mirë për ju duke biseduar me profesionistë. Forcimi dhe zgjerimi i rrjetit tuaj të biznesit në industri. Vizita ne panairin më të madh të industrisë së mobiljeve në rajon. Rasti për të takuar udhëheqësit e sektorit në takimin më të lavdishëm të rajonit. Rritja e njohurive tuaja për sektorin e mobiljeve. Për informacione të mëtejshme mund të shihni në websitin e panairit: http://adanamobilyafuari.com/ Programi: 30 Shtator : Mbërritja 01 Tetor: Takime B2B dhe Prezantim i shkurtër mbi panairin 02 Tetor: Vizita në Panair 03 Tetor: Kthimi Afati i fundit për dërgimin e formularit të aplikimit: 21 Gusht 2019 Gjatë datave të programit hoteli, mëngjesi dhe […]
Agrotec 2019 23rd International Agricultural and Agricultural Technologies Fair
Agrotec 2019, është panair që do të mbahet në Ankara në një sipërfaqe prej 44.000 m2 në datat 26-29 Shtator. Arsyet per tu bere pjese e panairit jane: Gjetja e tendencave, zhvillimeve dhe inovacioneve të fundit në bujqësi dhe blegtori. Per tu informuar per zhvillimet e reja teknologjike. Gjetja e përgjigjeve për të gjitha pyetjet që lidhen me sektorin. Mundesia për të takuar udhëheqësit botërorë në sektorin bujqësor në të njëjtën platformë. Hapja e tregjeve të reja, krijimi i bashkëpunimeve të reja Për informacione të mëtejshme mund të shihni në websitin e panairit: http://www.agrotecankara.com/tr/agrotec Programi: 25 Shtator : Mbërritja 26 Shtator: Takime B2B dhe Prezantim i shkurtër mbi panairin 27 Shtator: Vizita në Panair 28 Shtator: Kthimi Afati i fundit për dërgimin e formularit të aplikimit: 21 Gusht 2019 Gjatë datave të programit hoteli, mëngjesi dhe transfertat nga hoteli ne panair dhe anasjelltas, mbulohen nga ana e palës Turke. Nëse jeni të interesuar të aplikoni për pjesëmarrje në ndonjërin nga këto panaire kontaktoni me Dhomën në: Tel: +355 52 222 199 ose e-mail: info@ccidr.al
Samsun Agriculture Fair 2019
Samsun Agriculture Fair 2019, është panair që do të mbahet në Congress Center, e cila është qendra më e madhe e Detit të Zi në një sipërfaqe prej 50.000 m2 në datat 25-29 Shtator, në Samsun,Turqi. Panairi i ofron mundësinë të gjithë të interesuarve në fushën e agrikulturës për të: Treguar produktet dhe teknologjitë më të fundit për audiencën e synuar. Ndjekur zhvillimet në këtë sektor Hulumtuar tregun dhe analizuar konsumatorët Forcuar prestigjin e korporatës dhe imazhin mbi klientët Forcuar rrjetin ekzistues të klientit dhe shitësit Për informacione të mëtejshme mund të shihni në websitin e panairit: http://tarimfuarisamsun.com/fuar-kunyesi Programi: 24 Shtator : Mbërritja 25 Shtator: Takime B2B dhe Prezantim i shkurtër mbi panairin 26 Shtator: Vizita në Panair 27 Shtator: Kthimi Afati i fundit për dërgimin e formularit të aplikimit: 21 Gusht 2019 Gjatë datave të programit hoteli, mëngjesi dhe transfertat nga hoteli ne panair dhe anasjelltas, mbulohen nga ana e palës Turke. Nëse jeni të interesuar të aplikoni për pjesëmarrje në ndonjërin nga këto panaire kontaktoni me Dhomën në: Tel: +355 52 222 199 ose e-mail: info@ccidr.al
IstanbulLight
IstanbulLight, panair i cili do të mbledhë më shumë se 6500 profesionistë në fushën e ndricimit do të mbahet në datat 18-21 Shtator në Qendrën Expo, Yesilkoy të Stambollit. Ju do të gjeni cilësinë më të mirë të produkteve dhe zgjidhjet më të mira të ndriçimit nga 230 kompani nën çatinë e Stambollit. Për informacione të mëtejshme mund të shihni në websitin e panairit: https://event.istanbullight.com/online-registration/?actioncode=PPC2&utm_source=google&utm_medium=cpc&utm_campaign=brand-eng&gclid=EAIaIQobChMIkfPT8JbS4wIVxVQYCh1T7QSKEAAYASAAEgI-vPD_BwE Programi: 17 Shtator : Mbërritja 18 Shtator: Takime B2B dhe Prezantim i shkurtër mbi panairin 19 Shtator: Vizita në Panair 20 Shtator: Kthimi Afati i fundit për dërgimin e formularit të aplikimit: 14 Gusht 2019 Gjatë datave të programit hoteli, mëngjesi dhe transfertat nga hoteli ne panair dhe anasjelltas, mbulohen nga ana e palës Turke. Nëse jeni të interesuar të aplikoni për pjesëmarrje në ndonjërin nga këto panaire kontaktoni me Dhomën në: Tel: +355 52 222 199 ose e-mail: info@ccidr.al
Zuchex 2019
Panairi Ndërkombëtar i Home & Kitchenwares Zuchex hap dyert e saj për edicionin e 30-të në Stamboll nga 12-15 Shtator 2019 duke ofruar një mundësi të artë për blerësit profesionistë. Me një reputacion për të pritur markat kryesore të pajisjeve të kuzhinës, Zuchex garanton që vizitorët do të gjejnë produktet më të reja, të zbulojnë mundësi të reja tregtare dhe forcojnë marrëdhëniet ekzistuese. Shfrytëzoni sa më shumë vizitën tuaj duke blerë produkte që klientët tuaj nuk do të gjejnë askund tjetër. Zuchex është vendi ku mund të blini produkte unike turke! Për informacione të mëtejshme mund të shihni në websitin e panairit: https://en.zuchex.com/?gclid=EAIaIQobChMIuLGq5Ofe4wIVCLLtCh2zpgwJEAAYASAAEgJ3yvD_BwE Programi: 11 Shtator : Mbërritja 12 Shtator: Takime B2B dhe Prezantim i shkurtër mbi panairin 13 Shtator: Vizita në Panair 14 Shtator: Kthimi Afati i fundit për dërgimin e formularit të aplikimit: 10 Gusht 2019 Gjatë datave të programit hoteli, mëngjesi dhe transfertat nga hoteli ne panair dhe anasjelltas, mbulohen nga ana e palës Turke. Nëse jeni të interesuar të aplikoni për pjesëmarrje në ndonjërin nga këto panaire kontaktoni me Dhomën në: Tel: +355 52 222 199 ose e-mail: info@ccidr.al
WorldFood Instanbul 2019
WorldFood Instanbul është ekspozita më e madhe dhe më e suksesshme e përpunimit të ushqimit dhe ushqimit në Turqi, me mbi 300 ekspozues çdo vit. Ai bashkon prodhuesit dhe markat lokale dhe ndërkombëtare. Ngjarja u ofron ekspozuesve një platformë të paçmuar për të ndarë produktet e tyre dhe për të zhvilluar dhe rritur biznesin e tyre. Për vizitorët, shfaqja ofron një përzierje të: Ekspozimi ndaj risive dhe produkteve të reja që godasin tregun Qasja në kompanitë ndërkombëtare dhe vendore Mundësitë për të krijuar marrëdhënie me furnizuesit dhe prodhuesit Në WorldFood Istanbul, ju do të gjeni një program të plotë biznesi, i mbushur me ngjarje, biseda, seminare dhe takime. Këtë vit kthehet sërish programi i blerësve VIP. Ky mjet i dobishëm ka sjellë së bashku qindra biznese ndërkombëtare me importuesit dhe shitësit turq. Për informacione të mëtejshme mund të shihni në websitin e panairit: https://worldfood-istanbul.com/Home Programi: 03 Shtator : Mbërritja 04 Shtator: Takime B2B dhe Prezantim i shkurtër mbi panairin 05 Shtator: Vizita në Panair 06 Shtator: Kthimi Afati i fundit për dërgimin e formularit të aplikimit: 10 Gusht 2019 Gjatë datave të programit hoteli, mëngjesi dhe transfertat nga hoteli ne panair dhe anasjelltas, mbulohen nga ana e palës Turke. Nëse jeni […]
Tregtia ndërkombëtare, Përse Arabia Saudite (I)
Ky informacion është marrë i azhornuar nga një Ambasadë e huaj. Dhoma e boton këtë artikull si model të informacionit që sistemi i Dhomave të Shqipërisë do të kërkonte nga sistemi i Ministrisë së Jashtme (Ambasada, Përfaqësi të Huaja në vend dhe jashtë, Agjenci etj) në kuadër të zhvillimit të diplomacisë ekonomike. Përse Arabia Saudite (I) Saudi Vision 2030: strategji e re zhvillimi e Mbretërisë Arabia Saudite ka nisur të vënë në jetë në vitin 2016 një strategji të re zhvillimi të quajtur Saudi Vision 2030. Bëhet fjalë për një ndryshim në filozofinë e zhvillimit, drejtimi kryesor i së cilës është kalimi nga sektori publik (i cili mbahet nga të ardhurat e petroliferave) drejt sektorit privat, me krijimin e mundësive të reja për punësim. Do të vihet theksi drejt diversifikimit ekonomik dhe tërheqjes së investitorëve të huaj. Harta operative përbëhet prej National Transformation Program 2020 (Programi Kombëtar i Transformimit 2020). Do të financohen veprat e mëdha infrastukturore dhe do të incentivohen zinxhirët prodhues kombëtarë. Pozicioni gjeografik strategjik dhe struktura themelore të një cilësie shumë të lartë Arabia Saudite ndodhet në zemër të zonës MENA, në të cilën ajo përbën ekonominë kryesore. Vendi, i cili shtrihet nga Deti i Kuq në […]
Projektet prioritare strategjike të Qeverisë
Ja çfarë mund të përfitojë biznesi vendas Qeveria shqiptare, nëpërmjet Komitetit të Planifikimit Strategjik, ka përzgjedhur 143 projekte prioritare publike, të cilat kushtojnë 13.7 miliardë euro, sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Financave. Kjo paketë e miratuar përbëhet nga projekte dhe përfshin sektorët: (a)-Transporti (rrugor, hekurudhor, detar, ajror); (b) Energjia (Transmetim, efikasiteti i energjisë); (c) Mjedisi (uji dhe kanalizimet, mbrojtja nga përmbytjet, ndotja e ajrit); (d) Infrastruktura sociale (arsimi & sportet, shëndeti, arti-kultura, mbështetje për burgjet, banesat sociale, arsimi profesional); (e) Infrastruktura e biznesit (marina, turizëm dhe infrastruktura broadband). Ministria e Financave, në një njoftim dërguar shtypit, shprehet se grupi i Menaxhimit të Buxhetit ka organizuar organizuar tre mbledhje për të koordinuar dhe për të kryer një analizë teknike të shëndoshë të projekteve pjesë e paketës. Paketa përbëhet nga 2 kategori kryesore: Kategoria I, projektet rajonale kosto 2,2 miliardë euro Në kategoritë e parë përfshihen Projektet e Rrjetit Kryesor dhe Projektet e Zhvillimit Ndërkufitar të Ballkanit. Në të përfshihen 21 projekte me një kosto totale investimi prej 2.2 miliard euro. Ministria e Financave pohon se, boshllëku financiar për këtë kategori është 79%. Pjesa tjetër e investimeve përbëhet nga 3% grante, 6% hua dhe 2% nga buxheti kombëtar nëpërmjet PBA-së. Në […]
Crystal System u krijua ne vitin 2017, me 16 studentë të rinj, fryt i bashkëpunimit të suksesshëm me Universitetin Aleksandër Moisiu, të cilët ishin të parët që u trajnuan dhe u punësuan në Crystal System Albania. Zyra është plot me studentë të rinj, zhvillues të aftë të programeve kompjuterike dhe njerëz që kanë punuar shumë për ëndrrat e tyre.
L 1, Rr. Nako Spiro, Durres