Projekti GreenWB.eu
https://greenwb.eu/ Projekti GreenWB Erasmus+ Në datat 10-11 Janar 2024, përfaqësues nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës morën pjesë në takimin Fillestar të projektit GreenWB Erasmus+ në ambientet e Universitetit të Tiranës dhe Universitetit Europian të Tiranës. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës është një nga dhjetë institucionet partnere të projektit “Green Innovation Living Labs for Rajonal Entrepreneurial Cooperation”. Edicioni i parë i gazetës së Projektit GreenWB Java Trajnuese e GreenWB në Universitetin e Vaasës, Finlandë 🇫🇮 📅 26-30 Maj 2025 Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës mori pjesë në javën trajnuese të projektit GreenWB, e cila u zhvillua në Universitetin e Vaasës dhe mblodhi partnerë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe BE-së për të bashkëpunuar mbi zhvillimin e aftësive të gjelbra dhe sipërmarrjes së qëndrueshme. Gjatë javës, u realizuan: 🔹 Prezantime mbi WP6 dhe shërbimet për laboratorët e të mësuarit të qëndrueshëm (SLL) 🔹 Vizita në qendrat kërkimore Technobothnia dhe VEBIC 🔹 Prezantime nga kompani lider në menaxhimin e mbetjeve dhe energjinë e rinovueshme si Stormossen dhe Westenergy 🔹 Takime me ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve akademike e industriale 🔹 Diskutime për përparimin e projektit dhe planifikimin e hapave të ardhshëm Kjo javë konfirmon përkushtimin tonë […]
Projekti Giteka
Në datat 12-16 maj 2025, përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës morën pjesë në vizitën studimore të radhës në kuadër të projektit GITEKA – një nismë që synon fuqizimin e inovacionit, kreativitetit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në arsimin e lartë dhe sipërmarrje. 📚 Aktiviteti u zhvillua në qytetin Cluj-Napoca dhe përfshiu:🔹 Prezantime mbi bashkëpunimet akademike dhe dizajnin e modës🔹 Vizita studimore në institucione si Universiteti i Arteve dhe Parku i Inovacionit🔹 Diskutime mbi raportin e gjetjeve paraprake dhe zhvillimin e moduleve mikrokredenciale🔹 Takime me partnerë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të industrive kreative, me qëllim krijimin e lidhjeve të reja dhe shkëmbimit të përvojave
Numri i pare i Gazetes se Projektit Giteka
Numri i parë i Gazetës së Projektit GITEKA Zbuloni më shumë rreth objektivave të projektit, aktiviteteve të partnerëve dhe përditësimeve kryesore nga fazat e para të zbatimit. 📖 Lexojeni këtu: https://giteka-project.com/newsletter/ #GITEKA #ProjectNewsletter #Innovation #Partnership #Sustainability #DhomaeTregtisëDurrës #ccidr Newsletter-1-1 Giteka
