Projekti GreenWB.eu

https://greenwb.eu/

Projekti GreenWB Erasmus+

Në datat  10-11 Janar 2024, përfaqësues nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës morën pjesë në takimin Fillestar të projektit GreenWB Erasmus+ në ambientet e Universitetit të Tiranës dhe Universitetit Europian të Tiranës. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës është një nga dhjetë institucionet partnere të projektit “Green Innovation Living Labs for Rajonal Entrepreneurial Cooperation”.

 

Edicioni i parë i gazetës së Projektit GreenWB

 

 

Java Trajnuese e GreenWB në Universitetin e Vaasës, Finlandë 🇫🇮
📅 26-30 Maj 2025

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës mori pjesë në javën trajnuese të projektit GreenWB, e cila u zhvillua në Universitetin e Vaasës dhe mblodhi partnerë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe BE-së për të bashkëpunuar mbi zhvillimin e aftësive të gjelbra dhe sipërmarrjes së qëndrueshme.

Gjatë javës, u realizuan:
🔹 Prezantime mbi WP6 dhe shërbimet për laboratorët e të mësuarit të qëndrueshëm (SLL)
🔹 Vizita në qendrat kërkimore Technobothnia dhe VEBIC
🔹 Prezantime nga kompani lider në menaxhimin e mbetjeve dhe energjinë e rinovueshme si Stormossen dhe Westenergy
🔹 Takime me ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve akademike e industriale
🔹 Diskutime për përparimin e projektit dhe planifikimin e hapave të ardhshëm

Kjo javë konfirmon përkushtimin tonë për të kontribuar në tranzicionin e gjelbër përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, inovacionit dhe ndërtimit të kapaciteteve.

 

 

Konferenca Finale e GreenWB

 

 

Edicioni i dytë i gazetës së Projektit GreenWB