Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë Durrës njofton bizneset se në datat 23 – 26 Nëntor 2019, do të organizohet në Tiranë, Panairi Ndërkombëtar i Tiranës. Evenimenti vjen i formësuar me prurje dhe strategji të reja qasjesh të sipërmarrësve dhe enteve shtetërore ndërkombëtare ndaj tregjeve shqiptare, etnoshqiptare dhe atyre të Ballkanit Perëndimor. Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, mirëpret ekspozues nga Ballkani Perëndimor, Evropa Qendrore dhe Juglindore, Azia; mbi 300 ekspozues aktualisht të regjistruar në katër nivelet e ekspozimit të Pallatit të Kongreseve, po ashtu parashikohet dhe një fluks vizitoresh mbi 30.000 vizitorë mes të cilëve përqindja dërrmuese Vizitorë Profesioniste / Trade Visitors, të hapur për bashkëpunime dhe investime në vend. Ky panair do të ketë fokus sektorët kryesorë, me qëllim që të promovohen si sipërmarrësit vendas drejt ndërkombëtarizimit, po ashtu edhe tërheqja e investitorëve të rinj në vend. Qëllimi i Panairit është lidhja e sa më shumë urave të bashkëpunimit midis kompanive pjesëmarrëse dhe përfitimi në terma konkretë për secilën nga bizneset që do të bëhen pjesë e stendës. Ftohen të gjithë kompanitë e interesuara për të qenë pjesëmarrëse në këtë panair.Tarifa e regjistrimit është 350 Euro + VAT 20% për kompani, në të cilën përfshihet organizimi i stendës së madhe kolektive dhe vënia ne dispozicion e info-desk per secilën kompani që do të jetë pjesë e kësaj pjesëmarrjeje.Logot e kompanive pjesëmarrëse në këtë Panair, në mënyrë të veçantë do të përfshihen edhe në publikimin “Guida e Vizitorit”, orientues që përmban planimetritë dhe pozicionimin e kompanive në hartë dhe po ashtu, në Katalogun Zyrtar të Panairit, do të kenë seksionin e dedikuar. Shërbimet e përfshira për çdo ekspozues:
- Përfshirja në Katalogun Zyrtar të Panairit të të dhenave kryesore të kompanisë;
- Pjesëmarrje në Pritjen Gala dhe Ceremoninë e Inagurimit që do të zhvillohet datën 23 Nëntor;
- Pjesëmarrje në eventet dytesorë kulturore, ekonomike, sociale;
- Publikimi i vendndodhjes në harten e panairit në publikimin “Guida e Vizitorëve”;
- Shërbim pastrimi i ambienteve të përbashkëta; asistencë teknike dhe energji elektrike;
- Shërbim sigurie gjatë natës dhe orëve të mbylljes së panairit;
- Fletëhyrje për stafin (fletehyrje VIP per drejtuesit dhe delegacione);
- Ftesa për ceremoninë e inaugurimit;
- Ftesa për Trade Visitors (për klientët dhe partnerët në biznes).
Lutemi konfirmimin tuaj paraprak në info@aida.gov.al, nëse e vlerësoni me interes pjesëmarrjen në këtë panair, me qëllim marrjen e masave për organizimin e duhur të hapësirës, në kushtet ku hapësira është e limituar.