Radius: Off
Radius:
km Set radius for geolocation
Search

Vizat + Nota Verbale

Vizat + Nota Verbale

Kushtet që duhet të plotësojnë antarët e Dhomës për tu pajisur me “Vizë dy vjeçare Shengen ” në Ambasadën Italianesipas shkresës së Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Tregtare , në Ministrinë e Ekonomisë, nr.7984 prot. datë 02.11.2006, janë:

  • Kopje e noterizuar e Licensës së ushtrimit të veprimtarisë si person i tatueshëm dhe NIPT-i.
  • Vërtetim nga dega e Tatim – Taksave në rreth
    • Për shlyerjen e detyrimeve tatimore të subjektit dhe
    • Mbi kapitalin qarkullues të realizuar nga subjekti deri në momentin e aplikimit
  • Vërtetim nga Dega e Doganave në rreth për shlyerjen e detyrimeve doganore të subjektit , deri në momentin e aplikimit
  • Vërtetim nga dega e Sigurimeve Shoqërore në rreth,  për shlyerjen e kontributeve të sigurimeve të subjektit, deri në momentin e aplikimit
  • Kopje e dokumentave tregtare ( faturime, çdoganime, kontrata etj.) që vërtetojnë shkallën e aktivitetit të subjektit.
  • CV të aplikantit dhe pozicioni që mbulon në subjekt.

Kërkesa për vizat 2 – vjeçare Shengen do të pranohen në një numër prej 2-3 vetësh për subjekt.
Në momentin e paraqitjes në Ambasaden Italiane aplikanti duhet të ketë me vete keto dokumente :

  • Aktin e Themelimit
  • Statutin
  • Vendimin e Gjykatës
  • NIPT-in

Si dhe duhet te jetë i gatshëm të plotësojë kërkesat që do t’i paraqiten nga Zyra Konsullore e Ambasadës Italiane. Plotësimi i këtyre dokumentave , sipas përfaqesuesve të Ambasadës Italiane, lehtëson marrjen e vizave afatgjatë për punonjësit e tjerë te kompanisë. Gjithashtu aplikanti, në kërkesën e dytë për vizë dy vjeçare Shengen, duhet të vërtetojë përdorimin efikas të vizës së parë dy vjeçare.

Shënim: Kërkesat për vizë dy vjeçare Shengen dorëzohen në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë të Qarkut Durrës

Nota verbale

Eshtë një Shërbim, që ofrohet vetëm për antarët e Dhomës, kundrejt kërkesës së vetë administratorit të subjektit.
Përfaqësohet nga një dokument zyrtar i Dhomës, i cili prodhohet në dy kopje të njëjta dhe të firmosura nga titullari i Dhomës. Kopja e dytë, e firmosur edhe nga juristi i Dhomës, së bashku me format-kërkesën e subjektit,  regjistrohen dhe protokollohen.
Është Letër me vlerë, e paisur me numër serial progresiv, tarifa e së cilës caktohet nga Kryesia e Dhomës. Lëvrohet vetëm pas dorëzimit nga subjekti të dokumentacionit dhe parapagimit të Tarifës. Dokumentat e kërkuara janë:

  1. kërkesa e subjektit
  2. kontrata e punës për punëmarrësin
  3. ftesa origjinale

Lëshohet pas dorëzimit të dokumentacionit të kërkuar, sa më shpejt të jetë e mundur.