Radius: Off
Radius:
km Set radius for geolocation
Search

Kordinator i Kryetarit dhe Përgjegjës për Marrëdhëniet Ndërkombetare dhe Projektet

TITULLI I PUNËS: Kordinator I Kryetarit dhe Përgjegjës për Marrëdhëniet Ndërkombetare dhe Projektet A. PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT 1. Koordinimi i marrëdhënieve të Kryetarit me të tretët, nëpërmjet: Marrjes në dorëzim dhe përcjelljes së korrespondencës së Dhomës (postë, tel, fax, e-mail) Ndjekjes së kërkesave dhe porosive që përmban korrespondenca e ardhur, duke ia kaluar atë degëve […]

Inspektor përgjegjës për Financën

A. PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT

Mbajtja korrekte e kontabilitetit të Dhomës nëpërmjet:
Pasqyrimit të përditshëm në librat përkatës të veprimeve financiare të Dhomës
Kontrollit të vazhdueshëm të zbatimit korrekt të tarifave dhe kontributeve të derdhura nga antarët e Dhomës
Përpilimit të Bilancit vjetor të Dhomës, brenda datës 15 Mars të vitit pasardhës
Hartimit të Buxhetit Parashikues të Dhomës për vitin pasardhës, brenda datës 15 Shtator të vitit në vijim

Përgjegjës për Marrëdhëniet me Publikun

A. PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT

1. Koordinimi i marrëdhënieve të Kryetarit me të tretët, nëpërmjet:

Marrjes në dorëzim dhe përcjelljes së korrespondencës së Dhomës (postë, tel, fax, e-mail)
Ndjekjes së kërkesave dhe porosive që përmban korrespondenca e ardhur, duke ia kaluar atë degëve përkatëse kur është nevoja
Mbajtjes së axhendës së Kryetarit
Bërjes së njoftimeve të ndryshme në emër të Kryetarit
Redaktimit të shkrimeve të përgatitura nga Kryetari

Koordinator Projekti

A. PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT

1. Koordinimi i Projektit iBLUE, në të cilin Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës është Partner nëpërmjet:

Njohjes me përmbajtjen e projektit
Zbërthimit të projektit në paketa pune dhe aktivitete përbërëse të tyre
Koordinimit të punës ndërmjet pjestarëve të Stafit për realizimin e detyrave të projektit
Dorëzimit të raporteve narrative dhe financiare tek Partneri Lider dhe tek FLC pranë Ministrisë së Financave, në kartë, format dixhital dhe plotësimi online i tyre tek Platforma Synergie
Koordinimit të punës ndërmjet pjestarëve të Stafit për organizimin e eventeve/aktiviteteve në kuadër të projektit iBLUE

Top

You Might Be Also Interested In: