Propozim për miratimin e orareve të lëvizjes së mjeteve gjatë sezonit turistik 2024

Në vijim të bashkëpunimit  ndërmjet Bashkisë Durrës dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës Kryetari i Dhomes,  Z. Artan Luku  zhvilloi një takim  me Kryetaren e Bashkise Znj. Emiriana Sako  ku u diskutua një çështje që prek drejtpërdrejt biznesin që ka të bëjë me “Orarin lëvizjes së mjeteve ATP”.

Gjithashtu Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës ju drejtua Bashkisë Durrës dhe me një shkresë zyrtare për këtë çështje!

Nga konsultimet që Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës ka bërë me bizneset që operojnë në fushën e shërbimeve dhe të distribucionit Dhoma  propozon  që të aplikohen oraret e lëvizjes si më poshtë:

• Fasha e parë   – deri ne Ora: 10:00

• Fasha e dytë   – ora: 12:00 – 16:00

• Hapja e lëvizjes pas orës: 22:00

  Kryetari i Dhomës sygjeroi që:

• Të ketë leje të posaçme, kundrejt pagesës, për subjektet që operojnë në fushën e industrisë ushqimore, farmaceutike dhe produkteve të konsumit.

• Të perjashtohen mjetet që janë te pajisur me ATP, por që kanë peshëmbajtje të vogël  (max 500 kg).