Radius: Off
Radius:
km Set radius for geolocation
Search

Kush (nuk) do (nuk) na dëgjon

Gjashtë artikujt e risjellë në vijim shprehin publikisht “zërin” e Dhomës për çështje të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit, por edhe të qarkut Durrës. Për to ka pasur mjaft reagime pozitive dhe mbështetëse, sikundër edhe shumë heshtje. Në të vërtetë, shumë nga çështjet e ngritura në këto artikuj kanë vlerë, edhe pse […]

Inxhinieria e Ndërmarrjeve

Me interesimin për dixhitalizimin e biznesit, i kërkuam një parashtrim zotit Petraq Papajorgji, Profesor i IT pranë Universitetit të Nju Jorkut në Tiranë. Me një gjuhë të kuptueshme për drejtuesit e bizneseve, ai shprehet si në vijim: “Mjedisi në të cilin operojnë bizneset e sotme është një mjedis që ndryshon me shpejtësi të madhe. Gati […]

Për 30 ditë vere të mbyllura?

Ky ishte vendimi i organeve tatimore për një numër jo të vogël biznesesh turistike në rajonin e Durrësit, si penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë. Pra, masa për të gjithë ata ishte bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike. Kujtojmë që masat janë dhënë në ditët e fundit të […]

Nga veprimtaria e Portit

Në 6 muaj përpunohen 92 anije me mbi 65 mijë kontejnerë TEU  Në Terminalin e Kontejnerëve gjatë periudhës Janar-Qershor të këtij viti janë përpunuar 92 anije të specializuara. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018 në portin e Durrësit janë përpunuar 11.267 kontejnerë më shumë se sa në Janar-Qershor 2018. 65.175 kontejnerë me mbi […]

PPP të kërkuara dhe të pakërkuara

Ministria e Financave do të depozitojë në Kuvend një projektligj, i cili në thelb heq mundësinë e ofertës së pakërkuar në disa sektorë, sidomos në infrastrukturë. Në daljen e rradhës për mediat, Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se duke filluar nga mesi i vitit tjetër, nuk do të ketë më oferta të pakërkuara, sidomos […]

Energjia e liberalizuar, më e shtrenjtë

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike, sikundër ishte edhe parathënë, ka filluar të shfaqë problemet e para. I nisur me nxitim, i pa axhustuar me mendimin dhe pervojën e biznesve të fushës, i anuluar dhe rianuluar disa herë në afatet e zbatimit të tij, tashmë tregu i energjisë së libëralizuar po vuan pasojat e një […]

Fermerët, “nipti” dhe fondet

Ka dy pamje, të cilat të bëjnë shumë përshtypje, kur flitet për fermerët dhe fiskalizimin e tyre. Pamja e parë e shprehur në shifra tregon se nga 354 mijë fermerë në të gjithë vendin, vetëm 40.265 prej tyre janë të dukshëm për shtetin dhe disponojnë një “nipt” për aktivitetin e tyre. Ky dokument i identifikon […]

Strukturat turistike akomoduese

Zyrtartisht deklarohet se vitet e fundit Shqipëria është konfirmuar si një destinacion turistik në ngjitje të majave të turizmit europian, duke tërhequr miliona vizitorë të huaj, trend i cili pritet të vazhdojë me të njëjtin ritëm për dekadën në vijim. Megjithatë, një nga aspektet kryesore në pritjen e turistëve, strukturat akomoduese, pra hotelet, motelet, bujtinat, […]

Lajme shkurt

Rritet numri i bizneseve që “përfitojnë” parà Zgjerimi i numrit të bizneseve të profileve të ndryshme, që përfitojnë mbështetje financiare nga buxheti i shtetit do të shkojë në 255 të tillë, në tre vitet në vijim. Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të ketë një rritje të buxhetit deri në 65.6 miliardë lekë në 2021 […]

Innoventer

Në pesë vende të Rajonit: Shqipëri, Bullgari, Maqedoni, Greqi dhe Qipro, për herë të parë vjen një paketë dhe një kurs trajnimi inovativ, për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe sipërmarrjet sociale. Paketa e trajnimit për sipërmarrësit është krijuar dhe po zbatohet në pesë vendet e Rajonit në kuadër të Projektit INNOVENTER – […]

Top

You Might Be Also Interested In: