Me datë 19 Maj patëm kënaqësinë të jemi pjesë e eventit ndërkombëtar “Incoming Mission 4 in Durrës”, organizuar në kuadër të projektit EDEN – Ecological Development through farming for enhancing the urban Environment, financuar nga programi Interreg IPA South Adriatic.
Gjatë këtij takimi u ndanë eksperienca dhe praktika të mira mbi bujqësinë urbane, biodiversitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm, me pjesëmarrjen e partnerëve nga Shqipëria dhe Italia, institucioneve lokale e rajonale, organizatave të shoqërisë civile dhe trupës akademike.
Në kuadër të sesioneve të diskutimit, përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës prezantuan projektin HEVON, si një praktikë e mirë e programit Interreg South Adriatic, duke kontribuar në shkëmbimin e ideve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Takime të tilla janë një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një rrjeti bashkëpunues për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së biodiversitetit në rajonin tonë.
#DHTIDurrës #EDENProject #InterregIPASouthAdriatic #HEVON #Sustainability #Biodiversity #GreenDevelopment #Durres #Collaboration


