Qeveria e re “Rama 2” ka bërë tashmë betimin dhe ka shpallur programin e saj me 21 objektiva.
1 | Rritja ekonomike 5.5 përqind e PBB | 12 | Mbrojtje, përkujdesje dhe përfshirje shoqërore |
2 | Ulje e Borxhit Publik nën 60 përqind të PBB | 13 | Mbështetje, integrim dhe dinjitet ish të përndjekurve politikë |
3 | 220 mijë vende të reja pune | 14 | Bujqësia, një sektor prioritar! |
4 | 25% rritje e të ardhurave të disponueshme të popullatës | 15 | 61 qendra të këshillimit të punësimit dhe karrierës |
5 | Rritje me 40% të pagave, fondi i pagave në sektorin publik rritet me 68 miliardë lekë! | 16 | Ndërtim i 140 shkollave të reja model për 40 mijë nxënës |
6 | Paga minimale, 30 mijë lekë
|
17 | Drejt shëndetësisë falas brenda mandatit të dytë |
7 | Paketa e solidaritetit për pensionistët 24 miliard lekë, 10 mijë lekë çdo fundvit për çdo pensionist! | 18 | Një treg energjetik potencial dhe modern i orientuar drejt eksportit |
8 | 5% Tatim-Fitim për prodhimin në Teknologjinë e Informacionit | 19 | Përfundim procesit të legalizimeve
|
9 | Ndihmë familjeve të reja për blerjen e shtëpisë së parë; Njohja si shpenzime të zbritshme të interesave të kredive të marra për shtëpinë e parë që në fillim të mandatit | 20 | Ambient i favorshëm për zhvillimin e biznesit |
10 | Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave | 21 | Projekti “1 Miliard” |
11 | Fuqizimi i kompetencës ekonomike dhe sociale të rinisë |
Ndonëse ca lakonik, duhet pranuar që programi është vërtetetë tepër ambicioz. Sigurisht, në të ardhmen e afërt do të sqarohen shumë nga detajet dhe rrugët që do të ndiqen për të arritur këto objektiva, sidomos ato që janë shprehur vetëm si tituj, pa asnjë specifikim apo shifër (objektivat 10, 11, 12, 13, 14, 18 dhe 20). Në veçanti, siç kemi kërkuar edhe më parë, do të kishte interes detajimi i rritjes ekonomike me 5.5%. Cilat degë të ekonomisë do të kenë rritje të shitjeve, cili do të jetë roli i investimeve private dhe publike në këtë rritje dhe në veçanti sa do të rritet net/eksport dhe për cilat produkte?
Ndërkohë, paralel me axhendën e Qeverisë, Dhoma në bashkëpunim me shoqatat dhe organizatat e tjera të biznesit, do të ndjekë dhe do të promovojë zgjidhjen përfundimtare të çështjet të nisura vitin e shkuar dhe që kanë mbetur akoma të hapura, si:
- Ulja e çmimit të energjisë elektrike
- Ulja e çmimit të karburanteve. Në fakt, një studim që tregon se ky çmim mund të ulet deri me 40% ndodhet në sirtaret e qeverisë së mëparshme
- Rimbursimi automatik i TVSH si dhe zbatimi i parimit “një biznes – një llogari me shtetin”
- Fuqizimi i financave të pushtetit vendor me anë të zbatimit të parimit “territor më i zhvilluar – më shumë para”. Zhvillimi i këtij parimi duhet të lidhet ngushtë me përsosjen e reformës administrative dhe autonominë vendore.
Pa paragjykuar askënd, mund të shpresohet që një ambient i favorshëm për zhvillimin e biznesit nënkupton edhe që përfaqësuesit e biznesit të ngrenë problemet e tyre duke ecur paralel me qeverinë në veprimet konkrete për përmirësimin e ambientit te biznesit.