Shoqëria ka si objekt veprimtarie: Në fushën e ndërtimit shoqëria do të kryejë: Studimin, projektimin, konsulencën, sipërmarrjen zbatuese dhe /ose investimin, sipas rastit, për realizimin me fonde publike dhe/ ose jopublike të veprave me karakter shfrytëzimi dhe/ose administrimi publik dhe/ose privat si : ndërtimin e ndërtesave publike dhe private, rrugëve, urave, tuneleve, mbikalimeve e nënkalimeve, autostradave, traseve hekurudhore, digave dhe veprave bonifikuese e ujore, ujësjellësave, linjave mbitokësore dhe nëntokësore për energjinë dhe telekomunikacionet, ndërtimin dhe reabilitimin e veprave ujitëse, centralet, objektet turistike, objektet ushtarake, objektet e kultit, rrjetet inxhinierike, portet, aeroportet, objektet industriale, të gjitha restaurimet në përgjithësi, rikonstruksione të veprave të artit, montimet e konstruksioneve metalike. Në fushën e tregtisë shoqëria do të kryejë: Tregtimin e materialeve të ndertimit, si tulla,hekur,beton,materiale rifiniture dhe cdo lloj materiali dhe lende te pare qe sherben në fushën e ndërtimit. Tregtimin dhe import-eksportin e mallrave si: Makineri dhe adresatura për përpunimin dhe prodhimin e produkteve të kafesë : Importimin e produkteve të kafesë të perpunuara dhe të papërpunuara. Prodhimin dhe përpunimin e kafesë sipas kërkesave të tregut në Shqipëri dhe në Ballkan. Paisje Profesionale për Bare , Restorante , Piceri , Hoteleri. Tregtim artikuj të ndryshëm ushqimorë, industrialë, mjekësorë, alkoolike, jo alkoolike, dhe të gjithë metaleve me ngjyre, të kartonave dhe plastikave , elektrike, bojrave të ndryshme me bazë ujore dhe bazë vajore për lyerje të fasadave të murit , të drurit të hekurit etj, stuko patinimi, koll , veglave të punës që përdoren për lyerje ,materialeve të tjera të ndertimit , etj. Tregtimin e pasurive të luajtshme e të paluajtshme, shitblerjen e tokës, tregtimin e mallrave të gatshëm e gjysëm të gatshme etj. Në fushën e transportit, shoqëria do të kryejë: Transport rrugor kombëtar e ndërkombetar mallrash e pasagjerësh për vete ose për të tretë e me qira. Në fushën e turizmit shoqëria do të kryejë: Studimin, projektimin, konsulencën, sipërmarrjen zbatuese dhe /ose investimin, sipas rastit, për realizimin me fonde publike dhe/ ose jopublike të infrastrukturës dhe /ose të pjesëve përbërëse të saj, për shfrytëzimin njerëzor me karakter pushues, argëtues, edukues dhe/ose kurues, të burimeve natyrore, kulturore, mjedisore kurative, të Shqipërisë dhe më gjerë. Në fushën e mjedisit shoqëria do të kryejë: Studimin, projektimin, konsulencën, sipërmarrjen zbatuese dhe /ose investimin, sipas rastit, për realizimin me fonde publike dhe/ ose jopublike të mbrojtjes dhe ose përmirësimit si dhe rehabilitimit të kushteve të mjedisit rrethues; përpunimin e mbetjeve urbane, toksike, radioaktive, teknologjike si dhe mbetje të çdo lloji tjetër, trajtimi i ujrave industriale, projektimin, mbikqyrjen në fushën e kërkimit dhe shfrytëzimit të lëndës drusore, trajtimin dhe mbrojtjen e pyjeve, riaftësimin dhe trajtimin e tokave të kripura e kënetave si dhe çdo veprimtari që ka rëndësi për shoqërinë. Në fushën e prodhimit shoqëria do të kryejë: Studimin, projektimin, konsulencën, sipërmarrjen zbatuese dhe /ose investimin, sipas rastit, për realizimin e prodhimit me fonde publike dhe/ ose jopublike të materialeve të ndërtimit, prodhimin e inerteve, të asfalto-betonit, betonit, prodhimet e konstruksioneve metalike, beton armeje, plastike, të drurit dhe kombinime të ndryshme të tyre, prodhimin e bojrave dhe llaqeve të ndryshëm, të ambalazheve, çdo operacion industrial prodhues. Në fushën e shërbimeve shoqëria do të kryejë: Dhënien me qira të aseteve te shoqerise ( te godinave dhe te Truallit ) shoqerive vendase dhe të huaja. Konsulencë teknike në fusha të ndryshme, supervizion, menaxhimet dhe studimet e të gjitha llojeve, realizimi i kontratave, marrëveshjeve, ortakërive, shoqërive të përbashkëta apo forma të tjera, veprimtari komisionere, servis për tipet e ndryshme të automjeteve, përfaqësim, si dhe veprime të tjera të porositura nga të tretët të lejuara nga legjislacioni shqiptar; konsulencë, revizion, ekspertizë, vlerësime të kapitaleve dhe gjendjes, planbizneseve, projekte zhvillimi dhe studime të efektiviteteve ekonomike, përcaktimi i prioriteteve në fusha të ndryshme të ekonomisë etj. Administrim fondesh dhe/ose investimesh. Në fushën e Telekomunikacionit shoqëria do të kryejë: Studimin, projektimin, konsulencën, sipërmarrjen zbatuese dhe /ose investimin, sipas rastit, për realizimin e impianteve të telekomunikacionit dhe shërbimet e ndërlidhjes në internet, administrimi, vendosja dhe përdorimi i impianteve fikse dhe të lëvizshme për transmetime radiotelevizive.

Address

Our Address:

Durrës, Lagjja 8, Rruga Hajdar Demiri, Zona Kadastrale 8512, Godinë 1-Katëshe, Nr. pasurise 8/1

GPS:

41.3245904, 19.4564686

Telephone:
Web:

-

Plan My Route