Që nga viti 2001, G+A Projekt është e fokusuar në projektim dhe ndërtim të godinave civile dhe industrial me struktura betonarme ose metalike, si dhe në vlerësimpronash e konsulencë në fushën e ndërtimit. G+A Projekt ofron shërbime duke e vënë theksin tek detajet dhe cilësia. Me një grup inxhinierësh dhe arkitektësh profesionist, G+A Projekt ka arritur të ndërtoj një reputacion të lakmueshëm.  Duke punuar me klientë të ndryshëm në frymën e një grupi pune të përbashkët, G+A Projekt dëgjon dhe shkëmben ide me qëllim realizimin e objektivave final të cilitdo projekt. G+A Projekt përpiqet maksimalisht të ofruoj një qasje të re në çdo fazë të projektit apo zbatimit.

SHERBIMET

1.Projektimi.  Që nga viti 2001, G+A Projekt ofron shërbimin e saj në projektim godinash civile apo industriale. Ky shërbim përfshin analizën dhe projektimin e strukturave të reja (betonarme ose metalike) si dhe kontrollin dhe rikonstruksionin sipas standarteve të godinave ekzistuese. Për të qënë lehtësisht të lexueshme nga çdo inxhinjer, ne përgatisim vizatime konstruktive të qarta dhe kujdesshme, duke lënë pak hapësirë për paqartësi. Që nga dita e parë që projekti fillon dhe deri në përfundim të ndërtimit të tij, ekipi ynë është vazhdimisht prezent në objekt duke bashkëpunuar ngushtë me kontraktorët.

Qëllimi ynë është të kuptojmë nevojat dhe objektivat e klientit. Duke bashkëpunuar nga afër dhe hapur me njëri tjetrin, ne i ndihmojmë klientët të bëjnë zgjedhjet më ekonomike për investimin e tyre. Ne jemi të përkushtuar ta përmbushim detyrimin tonë në kohë dhe me zgjidhjen më të mirë ekonomike. Arkitektura e mirë fshihet pas detajeve, për këtë arsye ne bashkëpunojmë ngushtësisht me arkitektët tanë.  Megjithëse gjatë këtyre 13 viteve eksperiencë, ne kemi realizuar mbi njëqind projekte,  objektivi ynë ka qënë dhe mbetet edhe sot i njëjti: ”Të trajtojmë çdo projekt, sado i vogël apo i madh, me të njëjtin entuziazëm dhe këmbëngulje si të ishte projekti ynë i parë”

2. Ndërtimi. G+A Projekt ka kapacitetet dhe aftësinë për të realizuar jovetëm projektimin por edhe punimet e zbatimit. Ne kemi zbatuar disa nga objektet që kemi projektuar, duke marrë vlerësimet maksimale nga investitorët. Nëpërmjet ekspepertëve tanë më të mirë në terren, ne sigurojmë punë me cilësi brënda kostove të parashikuara. Nevojat e klientit, cilesia dhe standartet europiane janë objektivat tanë parësor.

3.Vlerësim pronash. Në vitin 2008, G+A Projekt zgjeroi shërbimet e saj dhe në sektorin e vlerësimit të pasurive të paluatshme. Ekipi ynë është i përbërë nga ekspertë të cilët vënë në dispozicion të klientit të gjitha njohuritë e tyre për tregun dhe zhvillimin e pasurive të paluajtëshme. Ne kemi kombinuar më së miri eksperiencën tonë në projektim dhe ndërtim, me atë të vlerësimit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme. Partnerët tanë kryesor në këtë sector janë, BKT, Procredit, Intesa Sanpaolo Bank, Veneto Bank, First Investement Bank, Credins and NBG. Ekspertët tanë bëjnë vizitën në pronën e klientit dhe brënda dy ditëve përgatisin raportin e vlerësimit, të gatshëm për t’ja përcjellë bankës apo institucionit të interesuar. Ne shkëmbejmë informacion dhe ekspertizë me shumë kolegë në të gjithë Shqipërinë, kështu kur duhet vlerësuar pasuria juaj, ne kemi të gjithë ekspertizën dhe të dhënat e duhura. Me rreth 1800 raporte vlerësimi që nga 2008, ne kemi fituar eksperiencë dhe i japim siguri klientëve  për të bërë zgjedhjet e duhura. Mjafton të na kontaktoni dhe ne do të bëjmë gjithçka mundemi që ju të merni shtëpinë, apartamentin apo tokën e duhur, apo vlerësimin real të pronës suaj për të marrë mbështetjen financiare nga banka juaj.

4. Menaxhim projekti. Nëse ju na besoni menaxhimin e projektit tuaj, ne ju sigurojmë një punë cilësore nëpërmjet përzgjedhjes me kujdes të nënkontraktorëve të cilët kanë një historik pozitiv bashkpunimi me ne si dhe materialeve më të mira duke qëndruar brënda buxhetit tuaj. Çdo document apo çertifikatë e nevojshëme sipar ligjeve apo rregullave në fuqi, përgatitet nga stafi ynë. Në fund ju dini saktësisht çdo fazë nëpër të cilën ka kaluar investimi juaj dhe i gjithë dokumentacioni i nevojshëm bëhet pjesë e arkivës suaj.

5. Konsulencë dhe supervision.

G+A Projekt ofron shërbim konsulence dhe supërvizioni për të zbatuar me sukses projektin tuaj.

Ky shërbim mbulon:

Inspektim punimesh dhe supervision

Rishikim të vizatimeve të projektit

Miratim të materialeve të ndërtimit të përdorura

Miratim të cilësisë dhe librezës së masave

Raportet dhe dokumentat e nevojshme sipas ligjeve e rrëgullave përkatëse

Zyra qendrore: Ing. Alier Cara, Tel: +355 44 518 770, Mob: +355 69 20 70485
Dega në Tiranë:  Arkitekt Spiro Bakallbashi,  Telefon & Fax:  +355 4 265809,
Mobile: +355 68 20 95 993

Opening Hours

Monday

-

Tuesday

-

Wednesday

-

Thursday

-

Friday

-

Saturday

-

Sunday

-

Address

Our Address:

Zyra qendrore: L.3, Rr. Egnatia, 2001 Durres – ALBANIA; Dega në Tiranë: Rruga e Durrësit, No.204 / 41, Tirana – Albania

GPS:

41.3103887015, 19.4972079992

Contact Owner
Plan My Route