Firma “Grori Konfeksion Shpk” e ka nisur akitivitetin e saj ne fushen e konfeksioneve si nje kompani modeste ne qytetin e Durresit me vetem 20 punonjes, ne vitin 2010 me iniciativen dhe vizionin e z. Nazmi Grori, duke arritur te transformohet ne nje kompani me standarte te larta ne qepjen e konfeksioneve te ndryshme.
Ne vitet ne vazhdim me nje pune te shkelqyer por edhe me plot sakrifica te Z. Grori, kompania jone ka arritur suksese te vazhdueshme duke permendur ketu:
- Bashkepunimin e suksesshem me disa nga markat me prestigjoze ne tregun global te veshjeve si Nikatex, Gerri Weber , Versace, Gianfranco Ferré, Adler, Gelco, Brax, Toni Dress, Zara, Naber, Workwer, Bruhl, Mafrat etj.
- Me pune te vazhdueshme dhe deshiren per tu perfeksionuar, kemi mundesuar qe sot ne fabriken tone te prodhohen rreth 3.000 pale konfeksione ne dite.
- Ne saje te nje investimi konstant ne teknologjine bashkekohore, sot ne repartet tona te prodhimit mund te realizohen te gjitha proceset teknologjike te trajtimit te tekstileve si prerja, qepja, qendisja, hekurosje, paketimi etj. Ku te gjitha kryhen nepermjet makinerive moderne dhe nga punonjes te kualifikuar. Ne kete kompani jane te punesuar rreth 400 punonjes dhe specialiste.
Firma “Grori Konfeksion Shpk” realizon të gjitha proçeset teknologjike te trajtimit të tekstileve si edhe bashkepunon me disa nga markat më prestigjoze në tregun global të veshjeve.
Recent Comments