Gjithçka nisi në fillim të viteve ’90. Në ato vite ku tranzicioni mori vrull për Shqipërinë dhe njerëzit nisën të bënin ëndërrat realitet. Pasioni dhe dashuria për të bukurën dhe artin e verës bëri bashkë tre profesionistë të fushave të ndryshme, (një sommelier, një enogastronom dhe një biznesmen) të cilët krijuan atë që sot njihet si një nga kompanitë më të mëdha të distribucionit në Shqipëri. Gjithçka u krijua mbi vlerën bazë që mban emrin CILËSI!
Bashkëpunimet e para ishin me fqinjët duke sjell markat më prestigjioze të verërave. Por misioni nuk ishte vetëm importi i produkteve lider. Ai kalonte çdo lloj limiti të parashikimit në ato vite. Misioni i vërtet ishte edukimi i konsumatorëve shqiptar me atë që sot njihet si një nga të drejtat themelore të konsumatorëve, “E drejta për të zgjedhur”, pikërisht për të zgjedhur më të mirën. Më pas bashkëpunimet pasuan njëra tjetrën.
Sukseset më të mëdha nuk ndodhin brenda natës, kërkojnë kohë dhe kulmi u arrit pikërisht në vitin 2008. Ishte ky viti që kompania u kurorëzua me emrin L&M Comercial dhe u zgjerua në linjën e produkteve ushqimore duke ofruar mundësinë e plotësimit të çdo kërkesë konsumatore.
Sot L&M COMERCIAL ka shtrirë aktivitetin e saj thuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë duke operuar me 5 distributor dhe 4 dyqane ekskluzive në qytetet kryesore të Shqipërisë, në Durrës, Tiranë, Shkodër dhe Korçë. Ne i ofrojmë konsumatorëve sot mbi 500 lloje produktesh. Vitet kalojnë, kompania rritet gjithmonë e më shumë me hapa të sigurt, pa negociuar asnjë nga vlerat e saj bazë.
Recent Comments