Kompania Albel sa u themelua në 23 Mars 1993, në Durrës. Në fillim kompania kishte aktivitetin e saj në

fushën e tregtimit të prodhimeve industriale të tilla si çimento, hekur, tulla dhe artikuj ushqimore si sheqer, oriz, lule dhe makarona. Albel sa ka qenë kompania e parë shqiptare e cila gjatë viteve 1993- 2001 ka punuar në tregtine e anijeve në linjën (Durrës -Vlorë- Shëngjin) dhe ka qenë përfaqësuese e kompanive të ndryshme të famshme si: “TITAN”,  “Mili Agiorgjiu”,  “Makvel “, ” Zagori”,                  “Alatini “,  ” Finagrem “.
Me kapital 100% shqiptar, në vitin 1997 Albel sa ndryshoi drejtimin e veprimtarisë së saj duke investuar në fushën e paketimit plastik prej polipropileni, aktivitet i cili vazhdon deri me tani. Infrastrukture moderne e linjave të prodhimit në një sipërfaqe prej 7000 m2, në të cilën zhvillohet gjithë aktiviteti i kompanisë. Që nga viti 2010, kompania  e ka shtrire aktivitetin e saj jashte vendit ne vende te ndryshme europiane si: Itali, Greqi, Poloni, Spanje, Maqedoni, Kosove etj. Kompania ofron nje game te gjere te produkteve veçaneshit në paketimet e  lehta si 0.5kg -50 kg përdorur kryesisht në sektorin e ushqimit. Në vitin 2011, kompania zgjeroi linjën e saj të prodhimit për të përfshirë FIBCs (Flexible Intermediate Bulk Containers), te paret e këtij lloji në Shqipëri. Këto produkte përdoren kryesisht në sektorin e ndërtimit,  riciklimit, mineraleve dhe bujqësise. Kompania ka depertuar  ne tregjet europiane me qellimin qe te shnderrohet ne kompani lider ne Europe dhe me gjere. Albel sa ka një nga infrastrukturat më të avancuara teknologjikisht në industri duke siguruar produktet dhe shërbimet me cilesine më të mirë  për klientët në mbarë botën. Kompania ka nje fuqi te madhe punetore dhe mbeshtetet  ne nje skuader  te afte dhe te devoteshme profesionistesh, te perkushtuar plotesisht vizionit te Albel. Kompania ka zhvilluar programe të vazhdueshme  trajnimi për personelin e saj në përputhje me filozofinë e korporatates se saj, zhvillimin e vazhdueshëm. Kompania ka ne fokus te saj kenaqesine e klientit.

Opening Hours

Monday

-

Tuesday

-

Wednesday

-

Thursday

-

Friday

-

Saturday

-

Sunday

-

Address

Our Address:

Rruga Dytesore Vore-Tirane, Fshati Picasr, Tirane, Albania

GPS:

41.3755452, 19.6759292

Email:
Contact Owner
Plan My Route