Vrana Security Group u themelua në vitin 2005 në qytetin e Durrësit, gjithshka lind nga dëshira për të krijuar një shërbim cilësor dhe modern.
Vrana Security Group është mbartëse e liçencave të Nën/Kategorisë 1.3 A, “Shërbime të ruajtjes së personave,objekteve e veprimtative” dhe të Nën/Kategorisë 1.3 B, “Shërbime të ruajtjes,transportimit e shoqërimit të vlerave monetare e sendeve të çmuara” të cilat e lejojnë të ofroj të gjitha shërbimet e mundëshme të sektorit klientëve të saj.
Investimet e shoqërisë në aparaturat më moderne dhe cilësore të video-survejimit, radio-alaramit, radio-komunikimit individual, sistemeve kontrolluese GPS-GPRS/UMTS dhe jo vetëm, kanë mundësuar në dallimin e kompanisë si inovatore dhe cilësore në treg.
Vrana Security Group gjithnjë e sigurtë e shpejtë vigjilente e sigurtë .
ME VRANA SECURITY GROUP
Jetë të sigurtë, Aktivitet të garantuar, Gjumë të qetë.
Lider në fushën e shërbimeve të sigurisë. Kjo vjen si rredhojë e infrastukturës, teknologjisë personelit dhe objektivëve që kemi. Prioriteti ynë është siguria e klientëve tanë dhe përzgjedhja e personelit për t’a garantuar atë.
Bashkangjitur teknologjive shtohet dhe përvoja e stafit të krijuar me ekspertë në sektorin e rendit publik, privat dhe ushtarak.
Konsolidimi dhe rezultatet pozitive të ndërmarra në vite, ka sjellë shoqërinë në bashkimin e saj me shoqëri lider të sektorit.
Vrana Security Group njihet si një shoqëri moderne me shërbime të avancuara dhe, ka një reputacion të një shoqërie që kujdeset për klientët e saj. Si në sektorin privat, ashtu edhe në atë shtetëror, inovacioni ynë shtrihet në të gjitha produktet dhe shërbimet, të cilat janë të dizenjuara me kujdes që t’u përshtaten nevojave të ndryshme të klientëve tanë.
MISIONI DHE PRIORITETET STRATEGJIKE
Përmbushja e kërkesave të klientëve me një shërbim cilësor nëpërmjet një sistemi efikas dhe modern. Integriteti, përkushtimi dhe përgjegjshmëria janë shtyllat kryesore për realizimin e misionit.
Prioritetet Strategjike:
Forcimi i marrëdhenieve me klientët dhe me partnerët shtetëror e private,
Arritja e standarteve evropiane,
Arritja e performancës solide financiare,
Konsolidimi i besueshmerisë së kompanisë në tregun vendas.
Recent Comments