Terminali i Trageteve në Durrës është porta kryesore hyrëse në Shqipëri si dhe në rajonin e Ballkanit me linjat lidhëse të trageteve me Barin, Ankonën dhe Triesten.
Kohët e fundit ky terminal është modernizuar duke u berë një nga terminalet më bashkohorë në Detin Mesdhe.
Cdo vit përmes këtij terminali kalojnë më shumë se 850,000 pasagjerë, 185,000 automjete dhe 76,000 kamione.
Terminali është i pozicionuar pranë qendrës së qytetit të Durrësit ku ndodhen linjat direkte të autobuzit dhe taksisë, si për në qendër ashtu edhe drejt qyteteve të tjera. Aeroporti Ndërkombëtar I Tiranës ndodhet vetëm 30 minuta larg me makinë ose taksi.
AFTO si degë e FRS-së, operon pranë Terminalit të Trageteve që prej vitit 2013.
Ne operojmë në terminalin e trageteve 24/7
Terminali i Trageteve në Durrës ofron lëvizje të lirë me disa kompani tragetesh për në Itali.
Nisje ditore ofrohen për në Bari, ndërsa ato javore ofrohen për në Ankona dhe Trieste.
Albanian Ferry Terminal Operator ofron një shërbim të shpejtë dhe cilësor në procesin e imbarkimit dhe dizimbarkimit për të gjitha linjat.
Më shumë se 850,000 pasagjerë, 180,000 automjete dhe 76,000 kamionë
Pranë këtij terminali ofrohen fasilitete dhe shërbime si :shërbimi I checkin-it elektronik (sherbim doganor dhe skanimi me rreze-x ,suporti për deklarimin e emigranteve, hyrje të vecanta për kontrollin e automjeteve dhe kamionëve, sportelet e biletarisë të pajisur me sistem e-boarding ), sallë nisje , kafene dhe shërbime sigurie.
Terminali i Trageteve ka një sallë moderne, e cila shërben për të akomoduar pasagjerët dhe bën të mundur lëvizjen e shpejtë nga dhe drejt mjeteve lundruese. Ai shërben si pikë kufitare për lëvizjen e pasagjerëve drejt destinacioneve të huaja. Për këtë arsye institucionet qeveritare si Dogana, autoritetet e emigracionit dhe shëndetësisë, ushtrojnë funksionin e tyre ligjor brenda territorit tonë.
Të gjitha shërbimet që ofrohen nga ana jonë janë në përputhje më Kodin Ndërkombëtar për Sigurinë në Anije dhe Porte (ISPS). Gjithashtu pasagjerëve u ofrohen ambiente per nevojat e tyre, dyqane, restorante si dhe ndenjëse komode ndërsa presin kryerjen e procedurave të nisjes.
Të dhënat e Terminalit
- Sherbimet
- Mjete kokë tërheqëse: 3
- Pirun: 3
- Skaner me rreze-X: 2
- Skaner për individët
- •Shërbim me autobuz
- Zbatimi I ISPS-së
- Të dhënat e kalatës
- Gjatësia: 220 m
- Nr i kalatave për akostim: 5 – 6
- Thellësia e kalatës: 8 m
- Sipërfaqja e Terminalit
- Sipërfaqe e shesheve 86,481 m²
- Godina e Terminalit 4536 m²
- Sipërfaqe Totali 91,017 m²
- Kapaciteti I Terminalit
- 1.5 milion pasagjerë
- 250,000 makina
- 100,000 kamionë
Recent Comments