Online Event – Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë

I nderuar sipërmarrës,
Kemi kënaqësinë t’Ju informojmë se, në vijim të bashkëpunimit të shkëlqyer që kemi arritur me Union of Chambers and Commodity Exchanges of Turkey, organizojmë në datën 29 janar 2021, ora 10.00 (me orën shqiptare), Forumin e biznesit #Shqipëri – #Turqi

Union of Chambers and Commodity Exchanges of Turkey është organizata më e madhe dhe më e rëndësishme e Dhomave të Tregtisë në Turqi, e cila mbulon 365 dhoma tregtie dhe përfaqëson mbi 1.5 milion sipërmarrje.
Forumi do të zhvillohet nëpërmjet platformës online #zoom#falas për të gjithë, dhe do të bëjë bashkë Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Znj. Anila Denaj, Ministrin turk të Tregtisë, Z. Ruhsar Pekcan, si edhe përfaqësuesit më të lartë të diplomacisë, Ambasadorin e Turqisë në Shqipëri SH.T.Z Murat YÖRÜK, Ambasadorin e Shqipërisë në Turqi SH.T.Z Kastriot Robo, të cilët do të diskutojnë mbi mundësitë e investimeve dhe bashkëpunimeve konkrete midis sipërmarrjeve të të dyja vendeve.
Gjithashtu, pjesëmarrës do të jenë edhe #sipërmarrësit më të mëdhenj #shqiptarë  dhe #turq, të cilët zhvillojnë aktivitetin e tyre në sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë.
Ky forum do të zhvillohet në dy gjuhe, shqip dhe turqisht dhe ju mund të merrni pjesë duke u regjistruar në linkun: https://tobb-org.zoom.us/…/WN_63PFYOYQTFeusGluJ7Ljuw si edhe duke konfirmuar pjesëmarrjen në adresën info@uccial.al brenda datës 27 janar 2021.