Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës është në kërkim të trajnerëve të kualifikuar për të zhvilluar trajnimet në fushën e marketingut për bizneset anëtare të saj. Në kuadër të përkushtimit tonë për të mbështetur kompanitë në rritje dhe zhvillim, po zhvillojmë një program edukativ në marketing për SME-të që janë në fillim të udhëtimit të tyre në marketingun dixhital ose që nuk kanë përpjekje të mëparshme në këtë fushë.
Informacion kryesor për angazhimin:
- Objektivi: Trajnimi dhe zhvillimi i një moduli të programit edukativ në marketing.
- Kohëzgjatja e angazhimit: Maksimumi 4 orë për trajnim dhe maksimumi 4 orë punë praktike.
- Gjuha: Shqip.
- Format: Offline dhe online.
Nëse keni eksperiencë të rëndësishme në marketing dhe jeni të interesuar të kontribuoni në zhvillimin e SME-ve në Durrës, ju ftojmë të aplikoni për këtë mundësi.
Eksperti duhet të përmbushë këto kritere:
- Eksperiencë në fushën e marketingut digital: Eksperti duhet të ketë njohuri të thella dhe eksperiencë pune të vërtetuar në fushën e marketingut dhe zhvillimin e strategjive efektive. (duhet të ketë zhvilluar të paktën 3 projekte digitale)
- Njohuri teknike dhe praktike: Njohuri të avancuara në strategjitë e marketingut, marketingun digjital dhe analizën e tregut.
- Aftësi për të zhvilluar modele trajnimi: Aftësi për të krijuar dhe implementuar modele trajnimi efektive për personelin e ndryshëm të përfshirë në marketing.
- Njohuri gjuhësore: Aftësi për të hartuar dokumentacion dhe materiale trajnimi në dy gjuhë, shqip dhe anglisht.
- Rekomandime dhe referenca të mira: Referenca dhe rekomandime të mira nga organizata të tjera për të cilat ka punuar në fushën e marketingut.
- Preferohet të jetë nga Durrësi
Subjektet e interesuar duhet të paraqesin brenda datës 24.09.2024 dokumentet e mëposhtme:
- Ofertën.
- CV e aktualizuar: CV-ja duhet të përmbajë informacion detajuar për përvojën e punës, shkollimin, trajnimet e mëparshme dhe çertifikimet në lidhje me marketingun.
- Certifikime dhe licensa: Dokumentacioni që dëshmon përkatësinë e certifikimeve, licencave dhe kualifikimeve të tjera që eksperti ka në fushën e marketingut.
- Portofol me punë të kryera: Dokumentacion që përmban shembuj të punëve të mëparshme, duke përfshirë projekte digjitale të realizuara, që tregojnë aftësitë dhe eksperiencën në fushën e marketingut digital.
Dokumentacioni duhet të dërgohet me email tek adresa jonë artan.luku@ccidr.al ose dorazi pranë zyrave tona në adresën: Lagjja 11, Rruga Aleksandër Goga, Pallati Borova, Durrës.