Promovimi i Programit Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve”

Më 27 Shtator 2024, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës organizoi Takimin “Promovimi i Programit Italo-Shqiptar të Zhvillimit të SME-ve” tek Hotel “ARVI”.

Ky aktivitet shërbeu si një platformë e shkëlqyer që parashikon përdorimin e mjeteve financiare dhe jo financiare të destinuara për të mbështetur zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare (SME), me anë të ndërhyrjeve që synojnë krijimin e një ambienti të favorshëm për lehtësimin e qasjes në kreditin bankar, për të përmirësuar teknologjinë dhe rritur konkurrueshmërinë në tregun lokal dhe ndërkombëtar, nëpërmjet inovacionit teknologjik dhe përmirësimit të standardeve të prodhimit. Pjesëmarrësit patën mundësinë të lidhen, të diskutojnë rreth aksesit në financim dhe të eksplorojnë skemat e zhvillimit për SME-të.

Faleminderit të gjithëve që morën pjesë dhe ndihmuan në nxitjen e partneriteteve që kontribuojnë në rritjen e biznesit në rajon!

SME #ZhvillimiEkonomik #DhomaETregtise #Durrës #BashkëpunimItaloShqiptar