Platforma e Re Kombëtare e Eksportit

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës në bashkëpunim me Agjensinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), organizoi në datën 5 Qershor sesionin informues “Info Day” dedikuar bizneseve të Qarkut Durrës, me qëllim prezantimin e “Platformës së Re Kombëtare të Eksportit”.
Platforma është një instrument inovativ që synon të mbështesë ndërmarrjet shqiptare në rritjen e kapaciteteve eksportuese dhe ndërkombëtarizimin e tyre. Gjatë këtij aktiviteti u prezantua struktura e platformës, shërbimet që ajo ofron, mënyra e përdorimit dhe përfitimet për bizneset.

U zhvillua dhe Info Day mbi projektin EEN – Rrjeti Evropian i Ndërmarrjeve, ku Dhoma është partnere. Ky projekt ndihmon ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të inovojnë dhe të rriten në nivel global. EEN Albania është pika lokale e kontaktit në Shqipëri, duke mbështetur bizneset në rritjen e konkurrueshmërisë, nxitjen e inovacionit dhe zgjerimin brenda Tregut të Përbashkët të BE-së dhe më gjerë.