Master Profesional në Menaxhimin e Zinxhirit të Furnizimit (MPSCM), nga Fakulteti i Biznesit – Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës

Sot Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës, së bashku me disa biznese anëtare, mori pjesë në fokus grupin e organizuar për programin e ri Master Profesional në Menaxhimin e Zinxhirit të Furnizimit (MPSCM), nga Fakulteti i Biznesit – Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës
💬 Takimi shërbeu për të shkëmbyer ide dhe rekomandime mbi nevojat reale të tregut të punës në fushën e transportit, logjistikës dhe tregtisë, si dhe për të forcuar bashkëpunimin mes akademisë dhe biznesit.

🤝 Dhoma e Tregtisë mbështet iniciativat që kontribuojnë në zhvillimin e profesionistëve të rinj dhe fuqizimin e ekonomisë së rajonit.

DhomaeTregtisëDurrës #UAMD #FakultetiBiznesit #SupplyChainManagement #Logjistika #Bashkëpunim #BiznesiDurrës