Takim informues me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave

Takim informues me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave me dt.2 qershor 2026, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës zhvilloi një takim të rëndësishëm informues në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, me pjesëmarrjen e bizneseve anëtare dhe përfaqësuesve të administratës doganore.

                 

Gjatë takimit u diskutuan çështje me interes për komunitetin e biznesit, duke përfshirë statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar (AEO), procedurat doganore, lehtësitë për operatorët ekonomikë, si dhe sfidat dhe problematikat e hasura në marrëdhëniet me administratën doganore.
Falënderojmë Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave dhe stafin e tij për gatishmërinë, transparencën dhe dialogun e hapur me biznesin. Gjithashtu, falënderojmë të gjithë anëtarët dhe përfaqësuesit e bizneseve që morën pjesë dhe kontribuan me pyetje, sugjerime dhe diskutime konstruktive.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës do të vijojë të jetë një urë lidhëse mes biznesit dhe institucioneve publike, duke promovuar dialogun dhe bashkëpunimin për një mjedis biznesi sa më të favorshëm.