Më 1 qershor 2026, në Crowne Plaza Durrës, u zhvillua një aktivitet informues dhe ndërgjegjësues në kuadër të projektit Zero C.
Aktiviteti synoi të prezantojë objektivat e projektit dhe të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e dekarbonizimit të sektorit të transportit detar dhe logjistikës, si dhe mbi sfidat dhe mundësitë që tranzicioni drejt një ekonomie me emetime të ulëta të karbonit sjell për bizneset dhe aktorët e sektorit.

Gjatë aktivitetit u prezantuan qëllimet dhe aktivitetet kryesore të projektit, duke u fokusuar veçanërisht në promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, komunitetit të biznesit dhe aktorëve të tjerë të interesuar në sektorin detar dhe logjistik.
Aktiviteti shërbeu gjithashtu si një mundësi për disseminimin e rezultateve dhe objektivave të projektit Zero C, duke kontribuar në informimin e palëve të interesuara dhe në nxitjen e diskutimit mbi zgjidhje më të qëndrueshme për transportin dhe logjistikën.
Projekti Zero C synon të mbështesë ndërgjegjësimin, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e njohurive për promovimin e një sektori detar dhe logjistik më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm.

