Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës mori pjesë në Konferencën Përmbyllëse të projektit GreenWB, e zhvilluar në Pejë, Kosovë, me pjesëmarrjen e partnerëve nga Shqipëria, Kosova, Finlanda dhe Austria.

Konferenca shënoi përmbylljen e një bashkëpunimi të suksesshëm në kuadër të programit Erasmus+, duke prezantuar arritjet e projektit, rezultatet e Sustainable Living Labs dhe ndikimin e tyre në nxitjen e sipërmarrjes së gjelbër, inovacionit dhe bashkëpunimit ndërmjet universiteteve dhe biznesit në Ballkanin Perëndimor.

Si partner i projektit, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës mbetet e angazhuar për të mbështetur iniciativat që forcojnë lidhjen mes akademisë dhe sektorit privat, duke kontribuar në zhvillimin e një ekosistemi më të qëndrueshëm dhe inovativ për sipërmarrjen.
Falënderojmë të gjithë partnerët për bashkëpunimin dhe kontributin gjatë gjithë zbatimit të projektit.
#GreenWB #ErasmusPlus #FinalConference #GreenInnovation #UniversityBusinessCooperation #SustainableLivingLabs #CCIDurrës #InternationalCooperation
