Konstituohet Bordi Strategjik Këshillimor për Sipërmarrje dhe Inovacion në Universitetin “Aleksandër Moisiu”. Kjo është e para nismë e kësaj natyre në Shqipëri dhe synon forcimin e bashkëpunimit mes kërkuesve shkencorë dhe sipërmarrësve për të ofruar zgjidhje për sfidat me të cilat përballet sot shoqëria.
Në partneritet me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Durrës dhe Autoritin Portual ky organizim synon shkëmbimin e inovacionit, ideve, aftësive dhe burimeve njerëzore me qëllimin zhvillimin e qëndrueshëm rajonal dhe kombëtar.
Të pesëmbëdhjetë anëtarët e Bordit janë figura të rëndësishme të sipërmarrjes dhe janë përzgjedhur bazuar në përvojën e tyre të drejtpërdrejtë në menaxhimin e kompanive dhe projekteve të mëdha. Ata konsiderohen nga Universiteti si aktorë të rëndësishëm në përmbushjen e misionit të tij për t’i shërbyer komunitetit.
Disa nga çështjet ku Bordi pritet të japë kontribut të qenësishëm janë:
- tregu i punës dhe sipërmarrja;
- përshtatja e kurrikulave mësimore në përputhje me nevojat e tregut dhe përgjigjja e shpejtë ndaj këtyre ndryshimeve, jo vetëm në shkallë lokale, por edhe në shkallë kombëtare;
- aplikimi dhe zbatimi i projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore dhe zhvillimore me impakt rajonal e kombëtar;
- fuqizimi i shërbimeve të karrierës dhe mundësimi i praktikave studentore, etj.
Dëgjoni mendimet e para pas konstituimit të Bordit Strategjik Këshillimor për Sipërmarrje dhe Inovacion nga:
- Rektorja e Universitetit, Prof. Dr. Kseanela Sotirofski;
- Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, z. Alban Isteri;
- Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës, z. Pirro Vengu.