Tërmeti i datës 26 nëntor përveçse ka krijuar një emergjence në popullatën e zonave të prekura sidomos në Durrës e ka vënë biznesin një gjendje të vështirë që po vë në dyshim ekzistencën në të ardhmen.
Për të parandaluar pasojat afatgjatë në dëm të ekonomisë së Durrësit por edhe ekonomisë në gjithë vendit, Kryetari i Dhomës së Tregtisë Alban Isteri ka formuluar disa 8 kërkesa ndaj qeverisë që kanë lidhje me përmirësimin e klimës së biznesit dhe ringritjen pas tërmetit. Kërkesat e Dhomës nuk përqendrohen në kompensime monetare për shlyerjen e dëmeve, por në pezullime tatimesh të përkohshme, tha Isteri për Monitor.
1- Koordinimi ndërmjet Dhomës së Tregtisë dhe Shtabit Të Emergjencave për dërgimin e grupeve të ekspertëve për verifikimin e dëmeve në objektet e biznesit dhe certifikimin e godinave me qëllim rifillimin e punës në mënyrë sa më sigurte përpunëmarrësit.
2- Lehtësira fiskale për bizneset në Qarkun Durrës, duke i pezulluar të gjitha detyrimet fiskale për një periudhe 3 vjeçare, sipas modelit të Italisë, Greqisë, Turqisë ( tatim fitimi, sigurime shoqërore, TVSH, taksa vendore etj).
3- Rimbursimin e TVSH për ndërtuesit dhe fasonistët.
4- Lobimin nëpërmjet Bankës Së Shqipërisë për pezullimin e pagesave të kësteve të kredive për një periudhë një vjeçare.
5- Lobimin nëpërmjet Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare AMF për lëvrimin sa më shpejt të fondeve të biznese të siguruara.
6- Pezullimi i aktivitetit për bizneset e dëmtuara për sa kohë zgjat gjendja ejashtëzakonshme (edhe nëse ka detyrime tek taksat).
7- Të njihen si shpenzime të gjitha donancionet që subjektet u japin OJF-ve të ndryshme apo punonjësve të tyre ( jo vetëm ato që bëhen te portal e-albania).
8- Organizimi i një Forumi të hapur biznesi ku të jenë të ftuar përfaqësues tëinstitucioneve qendrore e lokale si dhe bizneset e Qarkut Durrës.
Dhoma e tregtisë së Durrësit beson se, si rezultat i realizimit të këtyre kërkesave, do të lehtësohej përmirësimi i të situatës sëbizneseve, rikuperimin dhe rifillimin e punës sa më shpejt të jetë e mundur.
Kryetari i Dhomës Isteri tha se, “Kërkojmë bashkëpunimin dhe mbështetjen e Institucioneve Shtetërore me qëllim që t’u japin qytetarëve durrsakë mundësinë dhe besimin për rifillimin e jetës, aktivitetit ekonomik të qytetit sidhe kthimin nga gjendja e jashtëzakonshme në normalitet”.
©Copyright MONITOR