Denaj premton lehtësi fiskale të përkohshme për bizneset e dëmturara nga tërmeti

Ministrja e Financave Anila Denaj bëri të ditur se në kuadër të angazhimit qeveritar për rikuperimin e dëmeve dhe pasojave të tërmetit të 26 Nëntorit, në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, u trajtuan problematikat e hasura nga përfaqësues të biznesit të qytetit të Durrësit.
Diskutimet u përqendruan në evidentimin e dëmeve dhe sugjerimin e aksioneve dhe strategjive për rimëkëmbjen e aktivitetit të biznesit në zonat e prekura nga gjendja e krijuar.
Ndër të tjera, për subjektet e dëmtuara nga tërmeti u sugjerua të kryhet:

✔️Evidentimi, kontrollimi dhe certifikimi i dëmeve të objekteve nga ekspertët e emergjencës
✔️Përshpejtimi i procedurave të rimbursimit të TVSH
✔️Lehtësim të përkohshëm të detyrimeve fiskale
✔️Njohja e mallrave të dëmtuara dhe zhvlerësimi i tyre
✔️Njohja si shpenzim i donacioneve për qëllime të rindërtimit nga tërmeti
✔️Harmonizimi ndërmjet MFE, AMF dhe bankave të nivelit të dytë për unifikimin e strategjisë për suportin e bashkërenduar për bizneset.

Në frymën e bashkëpunimit gjithëpërfshirës për rimëkëmbjen e biznesit, ky ishte takimi i parë i cili do të pasohet nga takime të tjera periodike.

Më herët, Kryetari i Dhomës së Tregtisë Alban Isteri ka formuluar disa 8 kërkesa ndaj qeverisë që kanë lidhje me përmirësimin e klimës së biznesit dhe ringritjen pas tërmetit. Kërkesat e Dhomës nuk përqendrohen në kompensime monetare për shlyerjen e dëmeve, por në pezullime tatimesh të përkohshme, tha Isteri për Monitor.
©Copyright MONITOR

Shpërndaje këtë lajm
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin