Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës në “Demo Day & Launch of New Services for MSMEs”

Më 22 maj 2025, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës mori pjesë në aktivitetin “Demo Day & Official Launch of New Services for MSMEs”, zhvilluar në ambientet e GIZ Albania në Tiranë, në kuadër të projektit Ecosystem Builders | Boosting Support for MSMEs in Albania, zbatuar nga GIZ Albania në bashkëpunim me enpact.

Ky aktivitet shënoi përmbylljen e një faze të rëndësishme bashkëpunimi mes gjashtë organizatave mbështetëse të biznesit në Shqipëri, të cilat kanë bashkë-dizajnuar dhe pilotuar shërbime inovative për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (MSME).

Në kuadër të këtij projekti, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës zhvilloi trajnimin për ekspert marketingun digjital, nga i cili përfituan rreth 20 pjesëmarrës, duke përmirësuar njohuritë dhe aftësitë e tyre në fushën e promovimit dhe komunikimit digjital.

Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të ekosistemit të sipërmarrjes në Shqipëri dhe krijimit të shërbimeve të reja që mbështesin zhvillimin dhe konkurrueshmërinë e bizneseve.