1992 – Themelohet Salikotrans

Salikotrans u themelua në vitin 1992 nga Z. Gani Saliko, President i kompanisë sot. Ecuria e kompanisë ka evoluar nga një biznes familjar në një kompani që tani numëron më shumë se 20 punonjës në Shqipëri.

Salikotrans ka zhvilluar në vite shërbimin e saj të transportit të kombinuar (door to door 3PL) duke i tërhequr mallrat direkt nga magazinat e klientëve në territorin Italian dhe Europian, duke i transportuar deri në destinacion, dhe jo vetëm, kompania shoqëron komplet procesin që ndjek transportin e mallrave nga tërheqja në magazinë, procedurat doganore, mbërritjen në destinacion pa komplikime. Gjithashtu Salikotrans mundëson nisje të përditshme të ngarkesave të klientëve të saj drejt porteve kryesore, shpërndarje të ngarkesave në të gjithë Italinë e Europën Perëndimore duke përmbushur të gjitha kërkesat e klientëve të saj.

Me zgjerimin e mëtejshëm të aktivitetit dhe duke parë ecurinë e saj në këto vite në treg, shoqëria ka zgjeruar së fundmi aktivitetin e saj me filiale logjistike në Republikën e Maqedonisë dhe Itali. Duke parë volumin në rritje të ngarkesave si dhe mundesinë e kompanisë për ti kënaqur kërkesat e klientëve të saj, pritshmëritë për të ardhmen e Salikotrans janë mjaft pozitive, duke u bërë një faktor i rëndësishëm dhe duke ndikuar kështu drejtpërdrejtë në rritjen e shërbimit Import-Export në vënd.

Address

Our Address:

Rruga Filonid Durrsaku 2001 Durrës

GPS:

41.3155598, 19.4463453

Telephone:
Plan My Route