OVVITAL një nga prodhuesit më te mëdhenj të vezës së freskët në Shqipëri ka filesat e saj prej vitin 2004 në qytetin e Durrësit, krijuar si një kompani familjare ku dashuria dhe pasioni për ushqimin e shëndetshëm ka qenë udhëheqësi i suksesit tonë gjithë këto vite. Nëpërmjet investimeve të vazhdueshme për përmirësimin teknologjik është arritur në ndërtimin e një prej pularive më moderne në rajon, me një teknologji tëresisht Gjermane prodhuar nga gjiganti “Big Dutchman”. Ne garantojmë profhimin me cikël të mbyllur, duke filluar nga rritja e zogjve, mbarështimi i pulave të vezëve, prodhimi i ushqimit të pulave çdo ditë dhe seleksionimi e ambalazhimi i vezëve kryhet brënda këtij Mega-Impianti në mënyrë të automatizuar. OVVITAL është një mark e regjistruar dhe zbaton prej themelimit të saj në mënyrë rigoroze sistemin e menaxhimit të cilësisë, sipas standarteve nderkombëtare UNI EN ISO 9001:2008 dhe kërkesat e sistemit të sigurisë ushqimore HACCP. Ne besojmë në fuqinë e mardhënieve afatgjata prandaj furnizojme prej vitesh liderët e sektorit ushqimor në vend, duke ju shërbyer çdo ditë me korrektësi dhe përkushtim si në ditën e parë.
Fshati Kullë, Sukth, Durrës, Shqipëri