Më datë 25 Shtator 2020, u zhvillua takimi online i Këshillit Drejtues të Forumit AIC .

Në takim u diskutua mbi situatën e rënduar aktuale të krijuar nga pandemia e Covid-19 si dhe u hodhën ide mbi masat që mund të ndërmerren për kapërcimin e kësaj periudhe të vështirë për të gjithë, e mbi të gjitha rimëkëmbjen e bizneseve, zhvillimin e aktiviteteve rajonale me qëllim rritjen e bashkëpunimit ndërmjet ekonomive rajonale.

Në diskutime u përfshinë Procesverbalet e mbledhjes së fundit të Këshillit të 15 Majit, Deklarata e Beogradit dhe Plani i Nevojave të Personelit të Forumit.

Pjesëmarrës të këtij takimi online ishin të gjithë anëtarët e bordit drejtues :

1- Gino Sabatini – Dhoma e Tregtisë së Marche (Itali), Kryetar, Kryetar i Forumit
2- Joze Tomas – Dhoma e Ekonomisë së Kroacisë– Dhoma e qarkut Split, Kryetar, Nënkryetar i Forumit
3- Marko Šantić – Dhoma e Ekonomisë së Federatës së BiH(Bosnie-Hercegovinë), Kryetar, Nën Kryetar i Forumit
4- Terezina Orlić – Dhoma Kroate e Ekonomisë – Dhoma e Qarkut Dubrovnik (Kroaci), Kryetar, Anëtar
5- Pavle Radovanović – Dhoma e Ekonomisë e Malit të Zi (Mali i Zi), Sekretar i Përgjithshëm, Anëtar
6- Alban Isteri – Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës (Albania), Kryetar, Anëtar
7- Marko Čadež – Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë (Serbi), Kryetar, Anëtar
8- Michele De Vita – Dhoma e Tregtisë së Ankona-s (Itali), Sekretari i përgjithshëm