Marrë shkas nga ndarja nga jeta e një prej figurave të njohura të qytetit të Durrësit, Arkitektit Hajdar Kovaçi, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës dëshiron t’u shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes e të afërmve për humbjen e të dashurit të tyre, po ashtu edhe të gjithë komunitetit të biznesit për ndarjen nga jeta të kolegut të tyre.
Zoti Kovaçi ishte një personalitet i njohur në qytetin e Durrësit, një intelektual i nderuar dhe një njeri i cili gëzonte respektin e bashkëqytetarëve të tij.
Për vite me rradhë Arkitekt Hajdar Kovaçi ka dhënë kontributin e tij të çmuar si president i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së qytetit për dy mandate. Një personalitet si Ai do të lërë një boshllëk të madh në jetën dhe aktivitetin e komunitetit të biznesit.
Kontributi i tij i pazëvendësueshëm do të kujtohet gjithnjë me respekt .
Qëndrojmë pranë familjes së tij në këtë moment të vështirë! Lutjet shkojnë për shpirtin e tij që të prehet në paqe dhe për familjen që Zoti t’u japë forcë në këtë moment të vështirë !!!