Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës me datë 18 Shtator 2024, organizoi një takim që ishte pjesë e projektit “Transformimi Digjital në Turizmin e Qëndrueshëm”, i zbatuar nga Qendra STEM dhe financuar nga Fondacioni Soros (OSFA). Qëllimi i tryezës ishte të diskutojmë mbi praktikat digjitale aktuale dhe sfidat që përballen bizneset në sektorin e turizmit dhe hotelerisë në Durrës.
Gjatë takimit me tryeza e rrumbullakët në Restorant “UMA Food and Drinks”, pjesëmarrësit ndanë përvojat e tyre mbi digjitalizimin dhe inovacionin në operacionet e përditshme, identifikuan barrierat që pengojnë zhvillimin e mëtejshëm dhe sugjeruan mundësi për përmirësim. Kjo ishte një mundësi e shkëlqyer për të bashkëpunuar dhe për të krijuar një platformë të përbashkët për të adresuar nevojat dhe sfidat e sektorit. Për vazhdimin më tek të këtij projekti do të propozohen 2 hotele pilot.
Faleminderit të gjithëve që morët pjesë dhe kontribuat me mendimet dhe propozimet tuaja! Bashkë do të vazhdojmë të punojmë për një turizëm më të qëndrueshëm dhe të digjitalizuar.