Njoftim për shitje mjeti – Toyota

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës njofton hapjen e procedurës për shitjen e një mjeti të markës Toyota, sipas kushteve të mëposhtme:

Detajet e mjetit:

* Marka: Toyota
* Modeli: Corolla
* Viti i prodhimit: 2016
* Karburanti: Benzinë

Procedura e aplikimit:

Të interesuarit ftohen të paraqesin ofertat e tyre deri më datë 19.02.2026, pranë zyrës së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës, Adresa: Lagjja 11, Rruga “Aleksandër Goga”, Pallati Borova, Durrës, ose në adresën e emailit: neritan.golja@ccidr.al.

Fitues do të shpallet subjekti që paraqet ofertën më të lartë financiare, mbi çmimin fillestar.

Hapja dhe vlerësimi i ofertave do të bëhet nga një komision i ngritur posaçërisht nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës.