NJOFTIM PËR SHTYP

Mbi kërkesat për shtyrjen e afatit,  lehtësimin dhe uljen e taksave dhe tarifave vendore për bizneset e Qarkut Durrës.

Sot në datën 17 Prill 2020 Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë  Durrës duke parë dhe konstatuar situatën e rëndë të bizneseve dhe gjëndjen e rënduar ekonomike në të cilën ndodhet Qarku i Durrësit, që mbas datës 26 Nëntor 2019 si rezultat i dëmeve të shkaktuara nga tërmeti dhe më pas nga situata e jashtëzakonshme e shkaktuar nga virusi COVID-19,  si dhe duke arsyetuar që një pjesë e mirë e bizneseve janëtë mbyllura dhe nuk e kanë marrë shërbimin nga ana e Institucionit Tuaj:  ka përgatitur këto kërkesa drejtuar Këshillave Bashkiake Durrës, Shijak e Krujë për shtyrjen e afatit,  lehtësimin dhe uljen e taksave dhe tarifave vendore për bizneset e Qarkut Durrës.

Kërkesat si më poshtë vijojnë:

  • Anullimi taksave dhe tarifave vendore për të gjitha bizneset e mbyllura sipas urdhrit nr. 193 datë 20.03.2020 “Për mbylljen apo kufizimin e lëvizjes në Republikën e Shqipërise,  duke zbritur pagesën e 3-mujorit të dytë,  përveç taksës së pastrimit.
  • Ulje me 20%  të taksave dhe tarifave vendore për vitin 2020, për të gjitha bizneset pa përjashtim.
  • Shtyrja e afatit të pagesave të taksave dhe tarifave vendore  6-mujorin e dytë për të gjitha bizneset, duke bërë likujdimin me këste të tyre.
  • Përjashtimi i bizneseve të turizmit (hotele, restorante, plazhe etj) dhe transportit të udhëtarëve nga pagesat e taksave dhe tarifave vendore për vitin kalendarik 2020.
  • Për bizneset që tashmë i kanë paguar të plota taksat dhe tarifat vendore për vitin 2020 deri në hyrjen në fuqi të  ndryshimeve të propozuara, mbetja të mund të indeksohet për vitin 2021.
  •  Dezinfektimin e mjediseve të bizneseve, në kuadër të administrimit të fondeve të mbledhura nga taksa e pastrimit.

Duke  Ju falenderuar për bashkëpunimin

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës

Kryetari

Alban Isteri