Njoftim për Vend Pune – Asistent/e për Projekte

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës shpall vend vakant për Asistent/e për Projekte. Ky pozicion është i përshtatshëm për profesionistë me përvojë, të cilët dëshirojnë të kontribuojnë në menaxhimin dhe zbatimin e projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe në koordinimin e aktiviteteve institucionale të Dhomës.

Përgjegjësitë kryesore:

• Asistencë në menaxhimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen e projekteve të Dhomës.
• Përgatitja e dokumenteve zyrtare, raporteve teknike dhe financiare sipas kërkesave të projekteve.
• Ndjekja e afateve, aktiviteteve dhe deliverables në kuadër të projekteve.
• Pjesëmarrje aktive në organizimin dhe realizimin e eventeve, trajnimeve, misioneve tregtare dhe aktiviteteve të tjera.
• Komunikim dhe koordinim me partnerë vendas dhe ndërkombëtarë, institucione publike dhe biznese.
• Mbështetje në çështje të protokollit institucional dhe organizimit të takimeve.

Kualifikimet dhe kërkesat:

• Diplomë universitare në Ekonomi, Menaxhim, Financë, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
• Minimumi 3 vite eksperiencë pune (përparësi eksperienca në menaxhim ose asistencë projektesh me financim kombëtar ose ndërkombëtar).
• Njohuri të mira të administrimit të projekteve dhe raportimit.
• Aftësi shumë të mira organizative, komunikimi dhe pune në grup.
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (kusht i domosdoshëm); njohja e italishtes përbën avantazh.
• Aftësi të mira në përdorimin e paketës MS Office.

Kushtet e punës:

• Angazhim me kohë të plotë.
• Kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi.
• Mundësi zhvillimi profesional dhe përfshirje në projekte ndërkombëtare.

Si të aplikoni:

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në dhe një letër motivimi në adresën: neritan.golja@ccidr.al

Afati i aplikimit: 06/03/2026