Projekti Giteka

Në datat 12-16 maj 2025, përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës morën pjesë në vizitën studimore të radhës në kuadër të projektit GITEKA – një nismë që synon fuqizimin e inovacionit, kreativitetit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në arsimin e lartë dhe sipërmarrje.

📚 Aktiviteti u zhvillua në qytetin Cluj-Napoca dhe përfshiu:
🔹 Prezantime mbi bashkëpunimet akademike dhe dizajnin e modës
🔹 Vizita studimore në institucione si Universiteti i Arteve dhe Parku i Inovacionit
🔹 Diskutime mbi raportin e gjetjeve paraprake dhe zhvillimin e moduleve mikrokredenciale
🔹 Takime me partnerë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të industrive kreative, me qëllim krijimin e lidhjeve të reja dhe shkëmbimit të përvojave