Sesion informues “Info Day” për bizneset në Qarkun e Durrësit

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës në bashkëpunim me Agjensinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), organizoi në datën 5 Qershor sesionin informues “Info Day” dedikuar bizneseve të Qarkut Durrës, me qëllim prezantimin e “Platformës së Re Kombëtare të Eksportit”.

Platforma është një instrument inovativ që synon të mbështesë ndërmarrjet shqiptare në rritjen e kapaciteteve eksportuese dhe ndërkombëtarizimin e tyre. Gjatë këtij aktiviteti u prezantua struktura e platformës, shërbimet që ajo ofron, mënyra e përdorimit dhe përfitimet për bizneset.
Ditë të tjera informuese do të vijojnë në qarqe të ndryshme të vendit.