Takimi për Prezantimin e Projektit të Promovimit të ESG

Më 26 Shkurt 2025, në White Hill Resort, u mbajt takimi për prezantimin e Projektit të Promovimit të ESG (Environmental, Social, Governance), një iniciativë e financuar nga Fondi i Ballkanit Perëndimor.

Ky projekt ka për qëllim të fuqizojë organizatat dhe të kontribuoni në zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit, duke rritur kapacitetet e organizatave dhe krijuar mundësi të reja për Ballkanin Perëndimor. Gjatë takimit, pjesëmarrësit mësuan rreth rëndësisë së praktikave ESG, standardeve dhe kornizave për raportimin ESG, menaxhimit të rrezikut dhe mundësive që ofron implementimi i këtyre praktikave për zhvillim të qëndrueshëm.

Projektin e udhëhoqën Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (CTIK), në bashkëpunim me Shoqatën e Përgjegjshmërisë Mjedisore dhe Sociale (ESRA) dhe partnerë të tjerë nga rajoni, duke bashkëpunuar për të implementuar praktikat ESG dhe për të rritur konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e biznesit.

Pjesëmarrësit e takimit patën mundësinë të eksploronin mundësitë që ofron ESG për bizneset dhe shoqërinë civile në rajon.

ESG #ZhvillimQëndrueshëm #BallkaniPerëndimor #ProjektiESG #CTIK #ESRA #FondiBallkanitPerëndimor #BashkëpunimRajonal #ccidr