UAMD tryezë të rrumbullaket mbi bashkëpunimin midis kërkimit shkencor dhe sipërmarrjes

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës, përfaqësuar nga Kryetari Z. Alban Isteri, mori pjesë  në tryezën e rrumbullakët që u zhvillua Më datë 9 Qershor 2021, në mjediset e Universitetit “Aleksandër Moisiu”me temë “Krijimi dhe ngritja e formave të bashkëpunimit midis kërkimit shkencor dhe sektorit privat”.

Takimi ishte në kuadër të Projektit “Universiteti në shërbim të shoqërisë në Shqipëri: Prodhimi i përbashkët i njohurive dhe kërkimeve që kanë rëndësi”

Të pranishëm në tryezë ishin Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Kseanela Sotirofski, zv. Rektorë, dekanë dhe pedagogë, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës, z. Alban Isteri; Kryetarja e “Unionit të Gazetarëve” për Durrësin, znj. Vali Qyrfyçi, përfaqësues të Autoritetit Portual Durrës, Bashkisë së Durrësit, Prefekturës, shoqërisë civile dhe medias.

Në takim u diskutua mbi sfidat për një marrëdhënie më të gjerë

dhe më të qëndrueshme të Universitetit me shoqërinë, si dhe u

rrahën ide mbi pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve lokalë në shërbimet komunitare.